Lajmet

Zyrtare: Dyqani i aplikacioneve Android Google Play Store po vjen në Chrome OS

May 20 2016
0 Shpërndarje
Zyrtare: Dyqani i aplikacioneve Android Google Play Store po vjen në Chrome OS

B108_Pixel2_Silver_GalaxyOfFire2-640x450Po ndodh në të vërtetë. Aplikacionet Android po vinë në Chrome OS. Dhe nuk bëhet fjalë për një listë të caktuar aplikacionesh por i gjithë dyqani i aplikacioneve Android do të mbërrijë në Chrome OS.

Më shumë se 1.5 milion aplikacione do të jenë pjesë e një platforme e cila deri ditën e djeshme ishte thjesht një shfletues. Ky zgjidhje e re kërkon zero përpjekje nga ana e zhvilluesve. Aplikacionet Android në Chrome OS do të shfaqen në dritare më vehte duke i bërë të duken si pjesë integrale e sistemit operativ.

Duke filluar nga muaji Qershor, ndërtimet eksperimentale për zhvilluesit të Chrome OS do të fillojnë ofrimin e opsionit për shfrytëzimin e dyqanit të aplikacioneve Play Store. Fillimisht do të jetë i disponueshëm në Chromebook-ët që përmbajnë ekrane me prekje pa përjashtuar edhe ato pa prekje në një të ardhme të afërt.chromeplay2-640x248

ARSTechnica raportoi se një debutim zyrtar i Chrome OS me dyqanin e aplikacioneve Android do të realizohet përgjatë periudhës Shtator-Tetor 2016. Sigurisht jo të gjithë do ti mirëpresin aplikacionet Android në Chrome OS. Institucionet arsimore dhe bizneset e kanë vlerësuar Chrome OS për arsyen e vetme se nuk përmbajnë aplikacionet tradicionale që punojës e tyre të mos shpërqendrohen. Google ka menduar edhe për këtë duke ofruar masat të forta kontrolli për administratorët e Chrome OS.

Kompanitë përshmebull do të përcaktojnë nëse duan të aktivizojnë Play Store në Chrome në mënyrë që përdoruesit të kenë qasje në aplikacionet Android. Madje edhe sikur të bëjnë këtë, gjithashtu kanë mundësi të krijojnë listë të bardhë me aplikacionet që duan të lejojnë për instalim.

Tani e tutje Chrome OS do të ketë dy dyqane aplikacionesh: Google Play dhe Chrome WebStore. Ekipi i Chrome tha se asgjë nuk do të nodhë me Chrome Web Store sespe do të vijojë të funksionojnë siç ka bërë edhe në të kaluarën. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>