Lajmet

Zhvilluesit e OpenOffice diskutojnë mbylljen e suitës së produktivitetit

Sep 12 2016
0 Shpërndarje
Zhvilluesit e OpenOffice diskutojnë mbylljen e suitës së produktivitetit

openoffice-on-windows-10-100610735-largeShqetësimet se projekti OpenOffice i Apache është pranë dështimit shkaktuan një sërë debatesh në Komitetin Menaxhues dhe dorëheqjen e një anëtari. Suita e produktivitetit dikur ishte një nga elementët kryesorë të përpjekjeve për të ndërtuar një alternativë me burim të hapur ndaj dominimit të Microsoft në desktop.

Tani zhvilluesit e ngelur në këtë projekt po përpëliten që të mbajnë të sigurtë suitën e produktivitetit. Dhe për ta përkeqësuar më tej situatën bordi i Fondacionit të Softuerit Apache ka kërkuar nga komitetit menaxhues të shpjegohet dhe të ofrojë një zgjidhje të situatës.

Në fillimet e veta OpenOffice kishte mbështetjen e Sun Microsystems por ky suport nuk i mbijetoi blerjes së Sun nga Oracle. Më pas u bë e qartë se Oracle nuk kishte aspak interes për mirëmbajtjen e kodit dhe shumë prej zhvilluesve të OpenOffice u larguan për të ndërtuar Libre Office.

Vitin e kaluar ka patur zëra brenda Fondacionit për mbylljen e projektit dhe dorëzimin e markës tek Fondacionit The Document i cili mbështet Libre Office. Me numrin e vogël të zhvilluesve që kontribojnë në projekt, shefi i komitetit Dennis Hamilton, kishte sugjeruar marrjen e masave të duhura deri në mbylljen e projektit nëse nuk gjendet një rrugëzgjidhje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>