Lajmet

Youtube eleminon përgjithnjë shënimet që të gjithë i urrenin

Mar 20 2017
0 Shpërndarje
E mbani mend kur publikuam një artikull me temë "Ja sesi të ç'aktivizoni shënimet e bezdisshme të Youtube." Nuk do tu hyjë më në punë. Youtube eleminon përgjithnjë shënimet që të gjithë i urrenin

Youtube vendosi të eleminojë shënimet njëherë e mirë për ti zëvendësuar me “End Screens” dhe “Cards.” Për këtë platforma më popullore e videove online ka disa arsye po kryesorja ishte opinioni aspak i mirë i përdoruesve për to.

Ose siç shpreh Youtube, “shikuesit në tërësi nuk i pëlqejnë shënimet.” Për ata që nuk po e kuptojnë ende se për çfarë bëhet fjalë, shënimet janë kutitë të cilat shfaqen gjatë shikimit të një videoje.

Krijuesit e përmbajtjeve i përdorin për të korrigjuar gabime, për të dërguar shikime në video të tjera por edhe për të bërë shaka.

Por Youtube ka vendosur ti largojë përgjithnjë. Duke qenë se shënimet u implementuan për herë të parë në 2008-ën, biznesi online i videove ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Bota sot është drejtuar nga mobiliteti ku shumica e njerëve qasen në Youtube për telefonëve.

Shënimet e Youtube asnjëherë nuk kanë funksionuar siç duhet në këto platforma mobile. Për ti zëvendësuar Youtube solli “End Screens” dhe “Cards,” dy produkte të cilat funksionojnë jo vetëm në desktop por edhe në platforma mobile duke ofruar të njëjtin funksion si shënimet.

Si rezultat Youtube do të mbyll Annotations Editor më 2 Maj 2017, dhe krijuesve të përmbajtjeve u ngelet vetëm të fshijnë shënimet aktuale, as të krijojnë e as të editojnë më. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>