Lajmet

Windows 10 më afër se kurrë më parë. Ne sapo morëm konfirmimin e rezervimit

Jun 9 2015
0 Shpërndarje
Windows 10 më afër se kurrë më parë. Ne sapo morëm konfirmimin e rezervimit

W10_Upgrade_02Microsoft ditë më parë konfirmoi zyrtarisht jo vetëm datën e debutimit zyrtar të Windows 10-tës për desktop por edhe çmimet. Windows 10 do të mbërrijë në 29 Korrik ku që të gjithë do të mund ta shkarkojnë atë ndërsa çmimet do të fillojnë nga 119 dollar për versionin Windows 10 Home gjer në 199 dollar për versionin Windows 10 Pro.

W10_Upgrade_00_Notification

Por ishte konferenca e 21 janarit dedikuar Windows 10-tës e cila na zbuloi disa nga planet kyçe të Microsoft në lidhje me sistemin operativ të ardhshëm. Atëherë Microsoft tha se do të ofronte falas Windows 10-tën për të gjithë ata që kanë Windows 7 SP1 dhe Windows 8.1. Më vonë kompania sqaroi se të gjithë do të mund të kalonin në Windows 10 por do të ishte falas për 1 vit për ata që kanë një kopje legale të sistemit operativ.

W10_Upgrade_03

Me pak fjalë, kompania po ofron kalimin në Windows 10 falas edhe për kopjet pirate të cilat sapo të përditësohen në versionin më të fundit të sistemit operativ do të kërkojnë nga përdoruesit që ta blejë softuerin në fjalë.

W10_Upgrade_04

Por si do e realizojë këtë kalim Microsoft? Kemi folur pak ditë më parë për strategjinë e Microsoft e cila do të bëj të mundur transferimin e të gjithë përdoruesve të Windows 7 SP1 dhe Windows 8.1 në Windows 10 ku kompania synon që brenda 2017-tës sistemin operativ të zotërojë 1 miliard përdorues.

W10_Upgrade_01

Microsoft po ofron një softuer përmes Windows Update të cilin e shumë gjasa të gjithë ju duhet ta keni marrë. Ai quhet “Get Windows 10” është synon ta bëjë sa më të thjeshtë kalimin në Windows 10. Aty përdoruesit do të mund të regjistrohen për të rezervuar një kopje të Windows 10-tës e kështu vepruam edhe ne.

W10_Upgrade_05_Confirmation

Pas ti keni klikuar butonin “Reserve” së shfaqet në dritaren e aplikacionit “Get Windows 10”, do tu kërkohet të vendosni edhe adresën e postës elektronike për të marrë një konfirmim. Kjo dritare paraqet të dhëna edhe rreth madhësisë së skedarit që do të shkarkohet prej 3GB në datën 29 Korrik sapo të jetë gati.

W10_Upgrade_06_Done

Aplikacioni “Get Windows 10” do të qëndrojë aktiv në sfond gjer më 29 Korrik kur të mbërrijë edhe momenti i shumëpritur nga të gjithë. Në PCWorld Albanian kemi publikuar edhe një artikull në lidhje me një funksionalitet shtesë që zotëron ky aplikacion i cili skanon harduerin dhe softuerin në kompjuterin tuaj për të zbuluar ndonjë problem që pengon kalimin në Windows 10. Sna mbetet tjetër gjë tu themi veç vazhdoni dhe bëni rezervimin e kopjes suaj të Windows 10-tës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>