Lajmet

Tableti Nvidia Shield K1 së shpejti me Android Nougat 7.0

Feb 9 2017
0 Shpërndarje
Nvidia Shield Tablet K1 është një nga tabletat më të mirë Android që mund të gjeni, edhe pse hardueri i tyre daton prapa në 2014. Tableti Nvidia Shield K1 së shpejti me Android Nougat 7.0 Photo Source: Nvidia

Ndërsa tani pajisja 199 dollarëshe mund të marrë një zgjatim të jetëgjatësisë së saj, pasi Nviddia po deklaron se një përditësim me Andorid 7.0 Nougat do të mbërrijë në ditët në vijim.

Nougat vjen si pjesë e përditësimit 5.0 të tabletit, i cili gjithashtu përfshin një telekomandë të re, që u prezantua me brezin e dytë të Shield Android TV.

Ndërkohë, tableti do të marrë funksionalitete bazë të Nougat si ndarja e kranit për përdorimin e aplikacioneve të ndryshme njëkohësisht, lajmërimet e grupuara, dhe një Doze të përmirësuar.

Përmirësimi i fundit mund të ndihmojë pajisjen që të ketë një jetëgjatësi më të madhe baterie kur është në pushim, e cila ishte një nga pak të metat e kësaj pajisje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>