Harduer

Surpriza e HTC-së ishte një version U Ultra i mbuluar me xham prej safire

Mar 20 2017
0 Shpërndarje
Spekulimet lidhur me surprizën që HTC kishte përgatitur ishin goxha optimiste. Pas një publikimi të HTC javën e kaluar në faqen e HTC Taivan, të gjithë menduan se prodhuesi tajvanez do të prezantonte HTC 11. Surpriza e HTC-së ishte një version U Ultra i mbuluar me xham prej safire Photo Source: AndroidPit

Surpriza në të vërtetë ishte një version premium i U Ultra i mbuluar në safirë. E ky version nuk ishte i panjohur sepse HTC e kishte lajmëruar që në Janar.

Duke filluar nga dita e sotme deri më 28 Mars konsumatorët mund të porosisin një version special të HTC U Ultra i cili ka një xham prej safire. Ai do të ofrohet në një katër ngjyra dhe kushton 945 dollar për modelin 128GB.

Përveç xhamit prej safire dhe memorjes ekstra, telefoni është i ngjashëm me versionin normal. HTC nuk ka dhënë detaje megjithatë besohet se ky version i U Ultra do të shitet vetëm në Tajvan. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>