Harduer

Superkompjuteri Kinez Sunway TaihuLight kryeson listën e 500 kompjuterave më të fuqishëm në planet

Jun 21 2016
0 Shpërndarje
Superkompjuteri Kinez Sunway TaihuLight kryeson listën e 500 kompjuterave më të fuqishëm në planet

china-supercomputer-100667257-large15 vite më parë, shteti Kinez vendosi të ndërtonte proçesorët vetjakë për kompjuterat, serverat dhe superkompjuterat. Sot proçesori më i fundit i ndërtuar nga ky shtet fuqizon superkompjuterin më të fuqishëm në planet.

Sunway TaihuLight është cilësuar superkompjuteri më i fuqishëm në botë sipas Top listës së 500 superkompjuterave më të shpejtë në botë. Fuqizohet nga proçesorët 260 bërthamësh ShenWei me frekuencë 1.4 Ghz të cilët në total arrijnë 10,649,600 bërthama dhe ka një kapacitet prej 93 petaflops. Performanca maksimale e superkompjuterit mund të arrijë gjer në 125.4 petaflops.

Në të vërtetë superkompjuteri është një provë e qartë se Kina nuk varet nga teknologjia Amerikane në përmbushjen e nevojave të saj në sektorin e IT-së. Në të kaluarën Kina kishte shfrytëzuar proçesorët e Intel për të ndërtuar superkompjuterin Tianhe-2 i cili mbante vendin e parë në listën Top500.

Në muajin Prill, autoritetet Amerikane ndaluan eksportimin e disa proçesorëve Intel Xeon në Kinë të cilët mund të përdoreshin në ndërtimin e superkompjuterave. Qeveria besonte se proçesorët në fjalë mund të përdoren në aktivitete të dëmshme për interesat Amerikane. Sipas tyre, super kompjuterat Tianhe-2 dhe Tianhe-1A janë përdorur për të testuar armë nukleare.

Embargoja e proçesorëve Xeon nuk ndikoi aspak në ndërtimin e Sunway TaihuLight. Sipas Top500, Kina ka filluar punën në ndërtimin e superkompjuterit të parë që ofron më shumë se 100 petaflops performancë.

Për Kinën zhvillimi i paisjeve IT, sidomos në kompjuterat e performancës së lartë, është një prioritet madhor dhe krenari kombëtare. Kina, SHBA-ja, Japonia dhe shtetet Europiane janë në një garë të vazhdueshme për të ndërtuar kompjuterin më të shpejtë në botë. Kina numëron 167 super kompjutera në listën Top500 duke lënë pas SHBA-në me 165. (PCWorld Albanian)

Tags >

Kina
Lajmet e fundit>