Lajmet

Sistemi operativ misterioz “Windows Cloud” përgjigja e Microsoft ndaj Chromebook-ëve

Jan 31 2017
0 Shpërndarje
Windows Cloud, ky emërtim u shfaq në të dhënat e sistemit të disa prej versioneve të fundit eksperimentale të Windows 10 Sistemi operativ misterioz “Windows Cloud” përgjigja e Microsoft ndaj Chromebook-ëve Photo Source: IDG

Disa ekspertë argumentojnë se kemi të bëjmë me një version të ri të Windows, megjithatë çdo gjë ngelet një mister.

Në të vërtetë shfaqen dy emërtime. “Windows Cloud” dhe “Windows Cloud N” në ndërtimin 15002 të Windows 10-ës.

Mary Jo Foley i ZDNet shkon më tutje duke thënë se është një sistem operativ i cili funksionon vetëm me aplikacionet universale dhe e cilëson atë si pasardhësin e Windows RT.

Windows RT ishte sistemi operativ i tabletit të parë Surface i cili arriti edhe në Surface 2. Përdoruesit e kritikonin ashpër për shkak të kufizimit në aplikacionet e disponueshme.

Ata mund të shkarkonin aplikacione vetëm nga Windows Store dhe smund të përdornin ato Win32.

Shumica e tyre u kthyen drejt Surface Pro me Windows 8 dhe ashtu i lënë në hije, tableti Surface 2 vdiq në 2015.

Nga ana tjetër Windows Cloud mund të jetë një version i dedikuar kryesisht institucioneve arsimore, një fushë kjo e zënë prej kohësh nga Chromebook-ët.

Pikërisht këtu fillon argumentimi i Foley e cila thotë se Microsoft ka ndërtuar Windows Cloud në mënyrë që të mbrohet nga laptopët Chrome OS të cilët po pushtojnë shkollat.

Microsoft beson se paisja më e fundit Intune for Education dhe softueri i menaxhimit të apikacioneve është pjesë e rëndësishme e një strategjie për të “kapur” përsëri shkollat.

Me fjalë të tjera a është Windows Cloud basti i Microsoft për të fituar institucionet arsimore? Microsoft ka vendosur të mos komentojë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>