Ja se si

Si të instaloni Ice Cream Sandwich në telefonin tuaj Android

May 28 2012
0 Shpërndarje
Si të instaloni Ice Cream Sandwich në telefonin tuaj Android

Për ta instaluar versionin e fundit të Android 4.0 Ice Cream Sandwich, nuk keni nevojë të prisni derisa prodhuesi i pajisjes suaj ta lansoj atë. Vetëm ndiqini këto tre hapa të thjeshtë dhe do ta keni Ice Cream Sandwich në telefonin tuaj.

Prodhuesit e pajisjeve Android kohëve të fundit po tregohen mjaft dorështrenguar për të lansuar Android 4.0 Ice Cream Sandwich për smartfonin tuaj. Por mos u brengosni, unë jam këtu për të ju ndihmuar.

Ja mënyra më e lehtë dhe e thjeshtë për të instaluar Ice Cream Sandwich në pajisjen tuaj Android:

 

 

Hapi 1: Bleni një akullore—Unë rekomandoj brendin Hershey’s, por nuk prish punë edhe brendet tjera funksionojnë.

Hapi 2: Hiqeni akulloren nga paketimi.

Hapi 3: Vendoseni akulloren mbi pajisjen tuaj dhe lëreni të shkrihet në diell për rreth 20 minuta.

Urra. Pajisja juaj Android tani ka të instaluar Ice Cream Sandwich.

Vërejtje: Kjo metodë nuk është reale, dhe është përdorur vetëm për shaka. Prandaj, nëse provoni ta bëni një gjë të tillë, ju jeni përgjegjës për dëmtimin e pajisjes suaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>