Analiza

Shtohen problemet e baterisë së iPhone në iOS 10.2.1

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
Problemet e baterisë së telefonave ishin tema e nxehtë e 2016-ës. Që nga shpërthimi në flakë i Galaxy Note 7-ës tek Google Pixel dhe problemet e iPhone 6S në momentin që ekspozohej në ambiente të jashtme, bateria ka qenë thembra e Akilit e të gjithëve. Shtohen problemet e baterisë së iPhone në iOS 10.2.1 Photo Source: Associated Press

Një raport i fundit vjen nga Forbes, thotë se problemi me bateritë e iPhone kanë marrë përmasa më të mëdha sidomos pas mbërritjes së versionit të katërt eksperimental të iOS 10.2.1.

Plot 108 ankesa, diskutime e debate pushtuan forumin e diskutimeve të Apple deri në momentin që “Babai i iPod” konfirmoi problemet e iPhone me baterinë ku mendohet të jetë përfshirë qeveria Kineze.

Një muaj më parë Apple paralajmëroi se iPhone kishin një problem serioz me baterinë. Qeveria kineze akuzonte Apple se kishte dështuar të përmbushte kërkesat minimale të konsumatorëve për komunikim normal.

Bëhet fjalë për një problem i cili bëhet ekzistues kur bateria arrin nivelin 30%. Telefoni fikej papritur pa ndonjë shpjegim të mundshëm. Sapo telefonët vihen në karikim, ato shfaqnin një tregues 30% të gjendjes së baterisë.

Me iOS 10.2.1 situata ka degraduar edhe më tutje. Që në momentin kur mbërriti beta e parë në mesin e Dhjetorit, qasja e Apple me informacionet e përditësimeve ka qenë e tmerrshme.

As beta e dytë, as e treta e as e katërta nuk ofrojnë informacione rreth ndryshimeve që përmbajnë. Tek Apple ka kapluar heshtja.

Sado e dëmshme të ketë qenë situata e krijuar nga Galaxy Note 7, të paktën kompania kërkoi falje, filloi një fushatë të gjerë zëvendësimi ndjekur nga një hetim zyrtar rreth çështjes.

Apple akoma nuk ka pranuar ekzistencën e problemit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>