Lajmet

Shërbimi inovativ i Administratës Tatimore të Kosovës: Intervistë me Drejtorin e Teknologjisë Informative pranë ATK-së, z. Rifat Hyseni

Feb 6 2017
0 Shpërndarje
Shërbimi inovativ i Administratës Tatimore të Kosovës: Intervistë me Drejtorin e Teknologjisë Informative pranë ATK-së, z. Rifat Hyseni

Administrata Tatimore e Kosovës, fituese në edicionin e tretë të Albanian ICT Awards, po përgatitet të lançojë shërbimin e ri të deklarimit elektronik të tatimeve.

Sistemi për Deklarim Elektronik, një aplikacion softuerik, mundëson pranimin dhe dorëzimin e deklaratave dhe pagesave përmes kanaleve elektronike nga tatimpaguesit e regjistruar në sistemin bazë tatimor, duke shfrytëzuar Internetin Publik si medium i komunikimit.

Duke filluar nga data 1 Janar 2017, Administrata Tatimore e Kosovës ka vënë në funksion funksione shtesë në EDI – Deklarimi Elektronik, ku bizneset do të kenë mundësinë e dorëzimit të librave kontabël në mënyrë elektronike.

Ky sistem i ri pritet të krijojë lehtësira të shumta jo vetëm për Administratën Tatimore dhe inspektorët e saj por edhe bizneset. Është pikërisht me këtë projekt i cili do të jetë akoma edhe më funksional që Administra Tatimore u shpall fituese në kategorinë ICT Shërbimi më i mirë Publik i Vitit.

Në një intervistë për redaksinë e PCWorld Albanian, Drejtori i IT-së pranë këtij Institucioni do të ndajë me lexuesit tanë dhe opionionin publik risitë që pritet të sjellë kjo platformë.

PCWA: Deklarimi Elektronik i Tatimeve, një risi mbase për rajonin dhe jo vetëm Kosovën, nga se lindi nevoja e deklarimit elektronik të tatimeve?

Rifat Hyseni: Zhvillimet e fundit në teknologjinë informative, kanë mundësuar automatizimin dhe modernizimin e shumë proceseve të punës në përgjithësi e ne veçanti në sistemet financiare. Në Administratën Tatimore te Kosovës ka lind si një nevojë emergjente evitimi i hendeqeve në procese të punës që lidhen me deklarimet dhe pagesat e tatimeve të cilat janë procese bazë në sistemin tatimorë.

Përmes këtyre proceseve të gjithë tatimpaguesit deklarojnë dhe paguajnë obligimet tatimore në baza të rregullta kohore për të gjitha llojet e tatimeve. Zhvillimi i sistemit për deklarimin elektronik erdhi si një kërkesë e kohës.

Para implementimit të sistemit për deklarim elektronik, të gjitha deklarata tatimore janë plotësuar në mënyre manuale me dorëshkrim, në tri kopje dhe janë dorëzuar në bankat komerciale ku edhe janë bërë pagesat tatimore. Duke qenë se plotësimi i deklaratave tatimore ishte me dorëshkrim, gabimet teknike kanë qenë të pashmangshme, si gjatë procesit të plotësimit, procesimi nga bankat komercialet dhe se fundi procesimi apo regjistrimi i shënimeve manualisht në sistemin informativ të Administratës Tatimore. Këtij procesi me një seri te veprimeve zinxhirore i nënshtrohen pjesa më e madhe e rreth 60 mije tatimpaguesve nga sa janë aktivë në Kosovë.

PCWA: Cilat kanë qenë sfidat e implementimit të një sistemi të tillë?

Rifat Hyseni: Si çdo ndryshim tjetër në proceset e punës të një organizate apo institucioni edhe digjitalizimi i deklarimit dhe pagesës tatimore, ka hasur në një rezistencë te natyrshme si brenda ATK-së ashtu edhe tek palët tjera ndërvepruese. Në përgjithësi sfidat kanë qenë me pak të lidhura me çështjet teknike dhe më shume lidhur me procese dhe procedura të punës, rezistenca për ndryshime, hezitime dhe skepticizëm, pasiguri, nevoja për ndryshim në të bërit e punës ndryshe duke menduar dhe qasur ndryshe nga deri atëherë.


Përveç tjerash këto ndryshime kanë prekur disa palë interesi, si Bankat Komerciale, Bankën Qendrore si dhe Sistemin për Menaxhimin e Financave Publike të Republikës se Kosovës. Mund të thuhet se sfida më e madhe ka qenë bindja e institucioneve të tjetra, se ky sistem do të funksionoj deh plotësoj kërkesat e te gjitha palëve, do të jete tejet efikas dhe i besueshëm dhe ajo që është shume e rëndësishme ofrimi i sigurisë edhe më të lartë të punës. Ndërsa sfidë tjetër ka qenë mungesa e infrastrukturës ligjore dhe teknike në identitetin digjital për çka është dashur të aplikohen zgjidhje konvencionale, të pranueshme për ATK-ne dhe tatimpaguesit.

PCWA: Si është pritur ky sistem nga tatimpaguesit e Kosovës?

Rifat Hyseni: Kur flasim për formën e deklarimit elektronike duhet te kemi parasysh faktin se, jo vetëm që është njeri prej proceseve themelore të punës, mirëpo është njëri prej proceseve me aktivitete intensive, rutinore dhe kritike në kuadër të Administratës Tatimore. Deklarimi elektronik, po aq sa ka lehtësuar punën e ATK-së, aq më shumë ka ndihmuar tatimpaguesit në përmbushjen e detyrimeve për deklarim dhe pagesë të tatimeve. Kjo është dëshmuar edhe me shkallen e shfrytëzueshmërisë së sistemit nga tatimpaguesit si dhe profesionistët/kontabilistët të cilët janë komuniteti më aktiv në komunikimin interaktivë me ATK-në. Vlen të përmendet se pas digjitalizimit të të gjitha deklaratave tatimore, niveli i shfrytëzueshëmrisë ka arritur vlerën deri në 96%, prej të gjithë tatimpaguesve që në mënyrë aktive deklarojnë dhe paguajnë obligimet tatimore.

Natyrisht një shkallë kaq e lartë është arritur falë një partneriteti të ndërsjelltë të ndërtuar në vazhdimësi në mes të tatimpaguesve dhe ATK-së. Gjithashtu faktor tjetër që ka mundësuar pranimin dhe përkrahjen e këtij ndryshimi është ajo e shkallës së lartë të përdorimit të internetit të Kosovës, si nga komunitetit i biznesit ashtu edhe nga shoqëria në përgjithësi. Gjatë periudhës tranzitore, pothuajse nuk kemi pranuar asnjë ankese, apo refuzim të përdorimit të deklarimit elektronik, përkundrazi, përfaqësuesit e bizneseve, profesionistë kane qene shume te kënaqur dhe njeherit kanë luajtur një rol të çmueshëm në bashkëpunim si partner në avancimin e sistemit për deklarim elektronik. Gjithashtu, Indikator i vlerësimit te ambientit e të bërit biznes nga organizata ndërkombëtarë si Banka Botërore, OECD-ja, FMN-ja e cilësojnë si një progres të theksuar jo vetëm si institucione ne nivel vendi, mirëpo si e arritur e një shkalle të lartë të reformës në krahasim me vendet e rajonit dhe vendeve anëtare te OECD-së.

PCWA: Me sa shërbime fillimisht është lansuar EDI – Deklarimi Elektronik dhe cilat janë shërbimet që janë shtuar me kohë?

Rifat Hyeni: Procesi i digjitalizimit të deklarimit të tatimeve ka filluar me transformimin deklaratës nga formularin e shtypur në letër, në deklaratën e para plotësuar në format elektronike Acrobat Reader (.pdf), të gatshme për shkarkim nga ueb faqja e Administratës Tatimore. Ndërsa digjitalizimi i plotë i deklaratave dhe pagesave tatimore ka pasuar pas një viti, përmes një projekti pilot për deklarim vetëm të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe atë vetëm për tatimpaguesit e Njësisë se Tatimpaguesve te Mëdhenj. Pas një periudhe kohore prej 3 muajsh, sistemi ka mundësuar deklarimin e TVSH-së për të gjithë tatimpaguesit. Një vit më vonë është digjitalizuar deklarimi i tatimit të mbajtur në burime (tatimi në paga) si dhe kontribute pensionale, për të gjithë tatimpaguesit duke përfshirë bizneset, ndërmarrjet publike dhe Institucionet shtetërore të Republikës se Kosovës.

Që të tri deklarimet e lartpërmendura janë deklarime mujore, për të gjithë tatimpaguesit që obligohen për deklarim dhe pagesë. Me zhvillimin e vazhdueshëm të platformës së EDI-it, janë shtuar shërbimet në mënyrë kronologjike, njëkohësit është arritur edhe optimizimi dhe adaptimi i praktikave më të mira si për nga thjeshtësia ashtu edhe funksionalitet. Më vonë janë digjitalizuar edhe katër deklarata të kësteve tremujore të Tatimit në të Ardhura Personale (TAP), Tatimit në të Ardhurat e Korporatave (TAK), si dhe deklaratat vjetore të tatimeve përkatëse. Që nga viti 2014 të gjitha deklaratat tatimore janë digjitalizuar, ndërsa paralel me deklarimin elektronik është mundësuar realizmi i pagesës në mënyrë elektronike, pastaj pajisja me vërtetim tatimor elektronikë. Të gjithë tatimpaguesit kanë mundësi ta shfletojne historikun dhe mirëmbajnë llogarite tatimore, të pranojnë informacione të rëndësishme përmes postës elektronike në kuadër të platformës së EDI-it te deklarojnë shitblerjet mbi 500.000 Euro, etj.

PCWA: Cila ka qenë kostoja e realizimit të këtij projekti ambicioz?

Rifat Hyseni: Koncepti i ndërtimit të një sistemi informativ për digjitalizim te deklaratave tatimore është përgatitur nga zyrtarët e Administratës Tatimore, duke dizajnuar në tërësi arkitekturën e proceseve të punës dhe atë teknike të zgjidhjes softuerike përkatëse. Fillimisht zhvillimi i komponentes softuerike nga ana e përdoruesit, është kontraktuar (Out-sourced) dhe ka kushtuat rreth 100.000 Euro, si kosto për zhvillimin e aplikacionit.

 

Me kalimin e kohës janë evidentuar mundësi të avancimit të EDI-të, duke aplikuar ndryshime të rrënjësishme. Ashtu qe pas një pune intensive dhe profesionale të inxhinierëve të teknologjisë informative si dhe ekspertëve tatimore në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, është ndërtuar një platformë plotësisht e re, me funksione të shtese, mundësi përshkallëzimi dhe shtimi të funksioneve të reja duke mundësuar menaxhim të lehtë të ndryshimeve ne proceset te punës dhe përshtatje me teknologjitë e reja. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e platformës se EDI-të tani ka vetëm kosto operacionale që kane te beje me angazhimet të ekspertëve të Teknologjisë Informative dhe atyre Tatimore.

PCWA: A do të jetë ky sistem elektronik e vetmja mënyrë e deklarimit të tatimeve?

Rifat Hyseni: Gjersa jemi në kohën e zhvillimet të shpejtë të teknologjisë dhe ndryshimeve gjithashtu të mëdha në të gjitha sferat e jetesë të ndikuar nga teknologjia, shërbimet e Administratës Tatimore janë duke u digjitalizuar, disa prej tyre do të mund të realizohen vetëm përmes përdorimit të teknologjisë informative.

Deklarimi elektronik do të jetë formati më i preferuar si për tatimpaguesit ashtu edhe për institucionet përkatëse, mirëpo me zhvillimin dhe modernizimin e vetë institucioneve dhe tatimpaguesve, përveç kësaj format e deklarimit elektronik do të avancohen duke kaluar nga platforma e ngarkimit/dorëzimit të informatave përmes faqeve të internetit /ueb formave në komunikimet direkt sistem me sistem.  Formë kjo që do të mundësoje jo vetëm automatizimin e deklarimit si një vetëshërbim, por kushtimisht edhe eliminimin e procesit te deklarimit në tërësi.

PCWA: Nga Janari i viti 2017 në kuadër te EDI-it do të jenë në dispozicion edhe plotësim/dorëzimi i Librave te Shitjes dhe Librave te Blerjes, na flisni më saktësisht rreth funksioneve të reja që do të jenë në dispozicion nga ky fillim vite.

Rifat Hyseni: Bazuar në prioritetet e Planit Strategjik, gjegjësit ngritjes se vlerave institucionale përmes rritjes së Efikasiteti, Efektshmerisë dhe Përsosmërisë së Shërbimeve, ATK-ja në vazhdimësi bën përpjekje për grumbullimin e informacioneve të nevojshme për realizimin e misionit të saj, njëkohësisht trajtimit të barabartë të tatimpaguesve si dhe përshpejtimit të procesit të shqyrtimit dhe përmbushjes së kërkesave tyre ligjore. Njëra prej burimeve të informacioneve të rëndësishme janë librat e shitjeve dhe librat e blerjes. Obligues për të deklaruar Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, janë të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa raportet ne do të përmbajmë të gjitha transaksionet e shitjeve-blerjeve në mes të bizneseve si dhe shitjet tek blerësit e fundit, qytetarët.

PCWA: A do të jenë obligatorë plotësimi dhe dorëzimi i librave përmes EDI-it apo vullnetare.

Rifat Hyseni: Regjistrimi dhe mbajtja e librave të shitjes dhe librave të blerjes është obligim ligjor për tatimpaguesit, ndërsa Administrata Tatimore është autoritet që çdo herë mund të kërkojë prezentimin e Informatave të nevojshme në bazë të mandatit ligjor që ka. Kështu që edhe deklarimi i librave të shitjes dhe të blerjes do të jetë obligatore, ndërsa ATK-ja do të mbeshtetet ne bazën e mirëfilltë ligjore për të arsyetuar dhe përmbushjen e një obligim të tillë, pra dorëzimi i tyre do të jetë obligatorë.

PCWA: Duke marrë parasysh se ne vitin 2017 është planifikuar qe në fuqi dhe të jetë edhe deklarimi i sigurimeve shëndetësore, a janë bërë përgatitjet e duhura për të adoptuar formularët dhe procedurat tjera të nevojshme?

Rifat Hyseni: Me hyrjen në fuqi të ligjit për sigurimet shëndetësore gjegjeshit mbledhjen e premiumeve shëndetësore, ATK-ja është ngarkuar me një detyrë shtesë në pranimin dhe menaxhimin procesit të deklarimit dhe pagesës se tyre. Ne fakt procesit të deklarimit të tatimit të mbajtura në burime dhe kontributit personale do ti shtohet edhe deklarimi i kontributeve shëndetësore. Deri më tani janë bërë të gjitha përgatitjet procedurale dhe teknike ne pranimin e këtyre deklaratave dhe pagesave, teknikisht ky proces mund te fillojë me ketë fillim vit.

PCWA: A do te ketë formular të ri për Sigurimet Shëndetësore apo do te jene fusha brenda ndonjë formulari ekzistues.

Rifat Hyseni: Deklarimi i premiumeve te sigurimit shëndetësore do të jetë pjesë e deklaratës ekzistuese e cila përdoret për deklarim të tatimit të mbajtura në burim (tatimi në paga) dhe kontributeve pensionale, ndërsa liste-pagesës aktuale i shtohen informatat shtese për kontributet shëndetësore, si dhe fletëpagesa do të jetë e veçantë me detajet përkatëse.

PCWA: Për fund cilat janë risitë të cilat pritet ti bashkohen sistemit në të ardhmen?

Rifat Hyseni: Siç u përmend edhe me herët, ATK-ja në vazhdimësi është duke punuar në modernizimin e proceseve të punës dhe digjitalizimit të shërbimeve për tatimpagues. Nevojat për automatizim dhe digjitalizim të proceseve të punës si institucion financiar janë të mëdha, mirëpo edhe realizimi i tyre ehte i arritshëm. Ne si Administrate Tatimore,  mund të themi se kemi nisur mirë një proces të tillë duke u zhvilluar në mënyrë graduale edhe pse, për një zhvillim të mirëfilltë kërkohet një gjithë përfshirje e Institucioneve të tjera Qeveritare dhe Publike, si një platforme ndërvepruese në kuadër të qeverisjes elektronike. Megjithatë e gjithë kjo është duke u arritur falë profesionalizmit dhe  përkushtimit të dedikuar nga ekspertet e brendshëm dhe vetë ekipi drejtues të ATK-së.

Për një periudhe të shkurtër kohore, në kudër të EDI-të do të zhvillohet edhe një funksion/shërbim shtesë, deklarimi i pasqyrave financiare për të gjitha ndërmarrjet të cilat kanë obligim ligjor. Këtë shërbim/funksion e ka në pronësi Këshilli Kosovar për Raportime Financiare (KKRF), mirëpo procesi i pranimit të deklaratave dhe përpunimit të informatave relevante, i është deleguar ATK-së.

Gjithashtu gjatë këtij viti pritet që të digjitalizohen të gjithë formularët e kërkesave për tatimpagues, me ç ‘rast do të mundësohet largimi nga përdorimi i të gjithë formularëve/kërkesave në letër.

E gjithë kjo e arritur, është vetëm fillimi i reformës së Administratës Tatimore të Kosovës, më qëllim të avancimit të mëtejshëm drejt zhvillimit të një Administrate Moderne. Për një reformë te mirëfilltë, është planifikuar që të ndërtohet në platforme e re nga e cila pritet të përmirësohet tri shtylla kryesore të sistemit Informative.

  • Automatizimi i menaxhimit të llogarive tatimore.
  • Automatizimi i proceseve të punës dhe ofrimi i shërbimeve elektronike të avancuara deri në nivelin e vete-shërbimeve
  • Ndërveprimi i institucioneve dhe bizneseve në një platformë të qeverisjes elektronike për nevoja të ATK-së dhe palëve të tjetra të interesit.

Në Sistemin e ri EDI mund të deklarohen këto lloje të tatimeve të cilat janë paraqitur me shkurtesat përkatëse:

1. [TV] Tatimi i Vlerës së Shtuar

2. [WM] Pasqyra mujore e tatimit në burim

3. [CM] Pasqyra e kontributeve për pension dhe formulari i dërgesës

4. [CI] Formulari i raportit tremujor të kontributeve individuale

5. [WR] Pasqyra mujore e mbajtjes në burim dhe pagesës së tatimit në

6. interes, të drejta pronësore, qira, fitore në lotari dhe lojëra të fatit dhe personin jo-rezident

7. [IS] Këstet tremujore për Bizneset e Vogla Individuale

8. [IL] Këstet tremujore për Bizneset e Mëdha Individuale

9. [IR] Tatimi mbi Qiratë dhe Pasurinë e Patrupëzuar

10. [QS] Këstet tremujore për Korporatat e Vogla

11. [QL] Këstet tremujore për Korporatat e Mëdha

12. [CD] Deklarata vjetore e tatimit mbi korporata

13. [PD] Deklarata vjetore e tatimit personal

14. [DO] Deklarata vjetore e të Ardhurave nga Ortakëria /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>