Biznes

SEEU TechPark fillon ofrimin e një shërbimi të ri: Vlerësimi i Biznesit

Mar 9 2017
0 Shpërndarje
SEEUTechPark një entitet privat, themelues i Universitetit të Evropës Juglindore dhe Fondacionit të saj, filloi ofrimin e një shërbimi të ri të quajtur "Vlerësimi i Kompanisë." SEEU TechPark fillon ofrimin e një shërbimi të ri: Vlerësimi i Biznesit

Shërbimi u bë i mundur pas disa trajnimeve intensive nga një ekspert Britanik posaçërisht për ekipin e SEEUTechPark. Ai  prezantoi ekipin SEEUTechPark i cili me metodologji, struktura, dhe matës të “Vlerësimit të një Kompanie.”

Vlerësimi i një biznesi është një proces ose një set procedurash të përdorura për të përcaktuar vlerën e një biznesi.

Shumica e pronarëve të bizneseve nuk e dinë me të vërtetë vlerën e kompanisë së tyre (vlerë ekonomike), duke shtuar vazhdimisht vlerë sentimentale të cilat nuk reflektojnë vlerën e vërtetë të aseteve dhe të tregut.

Nëse biznesi juaj është në fazë startupi ose në ekspansion, të vlerësosh performancën e biznesit për të paktën 5 vite, mund tu japë pronarëve pritshmëritë reale.

Posedimi i një raporti të qëndrueshëm lidhur me vlerën e aseteve të biznesit, i vjen në ndihmë një menaxhimi më efikas duke kontribuar në vendime strategjike të cilat ndikojnë në rritjen e fitimit.

Shërbimi i ri i SEEUTechPark vjen në bashkëpunim me “Swiss Contact” dhe Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Koperim. Menjëherë me lançimin e shërbimit, SEUUTechPark bëri të ditur se do të fillojë vlerësimin e biznesit për 5 startupe. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>