Biznes

Samsung do të prodhojë 160 milion ekrane OLED për iPhone 8

Feb 14 2017
0 Shpërndarje
Është folur prej kohësh për ekranet OLED të iPhone 8 dhe sipas gazetës Koreano Jugore The Investor do të jetë Samsung kompania e cila do ti prodhojë. Samsung do të prodhojë 160 milion ekrane OLED për iPhone 8

Konkretisht do të prodhohen 160 milion panele OLED për iPhone 8. Dy gjigandët e industrisë kishin një marrëveshje për 100 milion njësi por raporti më i fundit thotë se firma e Cupertinos ka rritur kërkesën.

Po sipas Investor, ndërsa raporte të hershme flsinin për tre modele me madhësi të ndryshme, ekranet OLED do të implementohen në të gjitha versionet.

Samsung dominim këtë sektor. Kompania prodhon 95% të ekraneve OLED në mbarë botën. Rivali më i afërt është LG i cili në të ardhmen mund të jetë një prej furnizuesve të Apple.

Me ndryshim radikale që pritet të vinë në iPhone 8, analistët sugjerojnë se ky model do të fillojë të prodhohet më herët sesa ka ndodhur në të kaluarën.

Ditën e djeshme u zbulua një detaj tjetër që lë të kuptohet se iPhone 8 do të ketë teknologjinë e ngarkimit wireless. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>