Analiza

Samsung raporton fitime të larta në 2016-ën pavarësisht sagës së Note 7

Jan 24 2017
0 Shpërndarje
Samsung Electronics tha se fitimet e kompanisë janë rritur me 20% në 2016-ën pavarësisht shitjeve të pakëta dhe një Note 7 të kushtueshme. Samsung raporton fitime të larta në 2016-ën pavarësisht sagës së Note 7

Kompania raportoi fitime prej 19.5 miliard dollar, 19.2% më shumë se një vit më parë. Të ardhurat e gjeneruara ishin 173 miliard dollar, 0.6% më lart se në 2015.

Samsung tha se shitjet më të larta erdhën nga çipet e memorjes falë kërkesës së lartë nga prodhuesit e telefonëve inteligjentë. Kompania është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të çipeve të memorjes.

Dvizioni mobil pati një rënie me 3% në 2016-ën në 79.3 miliard dollar. Ky është divizioni më i madh i Samsung për nga shitjet dhe u godit rëndë nga tërheqja e Galaxy Note 7.

Një ditë më parë Samsung publikoi hetimin ndaj shkakut të shpërthimit të Note 7 duke fajësuar baterinë.

Përgjatë vitit të ardhshëm, Samsung tha se pret rënie të tregut të telefonëve ku do të rriten shërbimet e inteligjencës artificiale.

Kompania la të kuptohej se do të rrisë konkurrencën e telefonëve të rangut të mesëm duke shtuar veçori të cilat kanë qenë të disponueshëm vetëm në modelet e shtrenjta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>