Harduer

Samsung Galaxy S8 vjen në tre ngjyra me një pajisje misterioze DeX

Mar 20 2017
0 Shpërndarje
A po përgatiteni për Galaxy S8-ën? Informacione dhe foto erdhën sot nga Evan Blass përmes llogarisë së tij @evleaks në Twitter. Samsung Galaxy S8 vjen në tre ngjyra me një pajisje misterioze DeX Photo Source: @evleaks

Këtë herë ai ndau me ne një foto të tre modeleve Galaxy S8 në tre ngjyra. Dhe ja si ngjan:

Është pak e vështirë të dallohen diferencat pa një foto të kapakëve të pasëm të telefonit në tre ngjyra: zezë, gri dhe argjendtë. Nuk do të ketë një opsion në ngjyrë të artë sipas Evan Blass.

Samsung nuk ka ditur të mbajë sekrete me Galaxy S8-ën. Tashmë dimë shumë detaje rreth telefonit. Siç mund të kuptoni nga imazhet, ekrani është më i gjatë. Padyshim është ndryshimi më i prekshëm dhe ndjek trendin e 2017-ës.

Kompania dëshiron që me Galaxy S8-ën të ndiheni sikur mbani një ekran në dorë dhe jo thjesht telefon të zakonshëm.

Gjithashtu Blass konfirmon një model edhe më të madh, Galaxy S8+ dhe një dok misterioz DeX i cili lidh telefonin me një ekran të jashtëm për ta përdorur si një kompjuter bazik.

Galaxy S8-ta debuton zyrtarisht më 29 Mars në një aktivitet special. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>