Analiza

Rritja e papunësisë në revolucionin e katërt industrial temë e nxehtë në Davos

Jan 23 2017
0 Shpërndarje
Tregjet e hapura dhe tregëtia globale kanë fajësuar për humbjet e vendeve të punës dekadën e kaluar, megjithatë ekzekutivët thonë se kërcënimi kryesor janë robotët. Rritja e papunësisë në revolucionin e katërt industrial temë e nxehtë në Davos Photo Source: Reuters

Ndërsa në fokus kryesor të liderave të biznesit në Forumin e Ekonomik të Davos ishin të mirat që sillte teknologjia, ata paralajmëruan se dëmi kolateral ndaj vendeve të punës duhet të adresohet me seriozitet më të lartë.

Që nga shoferët e taksive tek profesionistët e kujdesit shëndetësor, teknologji të tilla si robotët, makinat me sistem vetëdrejtimi, inteligjenca artificiale dhe printimi 3D vënë në rrezik vende të shumta të punë.s

Konkretisht Adidas synon të implementojë printimin 3D për të prodhuar disa modele këpucësh. “Vendet e punës do të humben, ato do të evoluojnë dhe ky revolucion nuk do të përfundojë kurrë,” tha shefja e HP Meg Whitman.

Elitat politike kanë filluar të marrin më seriozisht këtë sfidë duke trajnuar fuqitë punëtore për ti bërë ballë avancimeve teknologjike. Përgjatë dekadës së fundit, më shumë vende pune janë humbuar si rezultat i zhvillimit teknologjik sesa çdo faktor tjetër tha John Drzik, ekzekutiv i kompanisë së sigurimeve Marsh.

Aktualisht teknologjitë e avancuara ngelen një luks dhe kostoja e tyre nuk mund të krahasohet me koston e një punonjësi. Por kursi pritet të ndryshojë në vitet e ardhshme.

Jonas Prising, CEO i firmës ManpowerGroup, tha se papunësia në SHBA është në rangun e 2 deri në 2.5% në mesin e të rinjve dhe deri në 10% për të rriturit pa ndonjë profesion. “Ideja e ndalimin të automatizimit si pjesë e evolucionit në industritë prodhuese nuk është tema kryesore e këtij diskutimi,” tha Prising.

Ai vuri theksin tek politikat e ndjekura nga Danimarka dhe Italia ku në fokus është papunësia. Rreziqet që revolucioni industrial i katërt pritet të sjellë në punësim janë të panjohura sot.

Një studim i Universitetit të Oksfordit në 2013-ën thoshte se gjysma e vendeve të punës në SHBA janë në rrezik ndërsa Forrester Research parashikon një humbje prej 7% deri në 2025. Po sipas Forrester, 1/4 e punëve do tu lihet robotëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>