Lajmet

Realizohet thirrja e parë telefonike në Kosovë me kodin +383

Feb 2 2017
0 Shpërndarje
Thirrja e parë me kodin e ri telefonik +383 është realizuar në një konferencë për media të mbajtur nga Telekomi i Kosovës mëngjesin e ditës së sotme. Realizohet thirrja e parë telefonike në Kosovë me kodin +383 Photo Source: PCWorld.al

Drejtori menaxhues i Telekomit, Agron Mustafa, ka thënë se ky është një lajm i madh për Kosovën, pasi ky kod i ka munguar shtetit që prej çlirimit.

“Me zbatimin e kodit të ri, gradualisht kodet tjera do të eliminohen. Kodi 381 deri në fund të 2017 do të largohet tërësisht”, mësohet të ketë thënë Mustafa gjatë realizimit të kësaj thirrje raportoi Koha.net.

Kodi telefonik i Kosovës hyri zyrtarisht në fuqi më datën 15 Dhjetor kur Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit publikoi buletin e radhës vjetor.

Një proces i nisur prej 2 vitesh, kodi telefonik u akordua pas një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Gjatë interviste për PCWorld.al, shefi i ARKEP Kreshnik Gashi tha se mungesa e këtij kodi i ka kushtuar Kosovës 220 milion Euro.

Hyrja në fuqi e tij dha efektet e para kur ARKEP lajmëroi uljen e tarifave me shumicë mes operatorëve. +383 do të hapë rrugën drejt portabilitetit të numrit në Kosovë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>