Harduer

Qualcomm thotë se procesorët Snapdragon nuk janë procesorë por platformë

Mar 20 2017
0 Shpërndarje
Procesorët Snapdragon janë produkt më i sukesshëm i Qualcomm, por kompania dëshiron që ju që mos i quani më si të tillë. Qualcomm thotë se procesorët Snapdragon nuk janë procesorë por platformë

“Snapdragon” nuk do të përdoret më për tu referuar procesorëve por një platforme të plotë hardueri dhe softueri i cili vjen me një çip Snapdragon.

Qualcomm shpjegon strukturën e re:

“Për dekada industria e çipeve ka përdorur termin “procesor” për të identifikuar komponentin i cili vë në funksion paisjet. Është një term të cilin Qualcomm e ka përqafuar prej vitesh me markën Snapdragon, ose siç i referohemi ndryshe procesor Qualcomm Snapdragon. Por ky emërtim nuk mjafton për të përshkruar teknologjinë për të cilën kanë punuar mijëra inovatorë pranë Qualcomm Technologies.

Në të vërtetë Snapdragon është më shumë sesa një komponent i vetëm që shumica e quajnë teknikisht CPU. Është një antologji teknologjike e cila përfshin harduer, softuer dhe shërbime të cilat nuk gjejnë vend në fjalën “procesor.” Për këtë ne në Qualcomm Technologies dëshirojmë të rivlerësojmë këtë terminologji duke ju refuar Snapdragon si një platformë në vend të një procesori.”

Ky shpjegim është një version ekstrem i asaj që Qualcomm filloi të implementonte në 2015-ën duke ndryshuar brandimin nga Gobi në Snapdragon. S

ot emri Snapdragon përfshin teknologji si Qualcomm RF, Quick Charge, Wi-Fi, audio, skanera biometrikë, kontrollet të ekranit me prekje si dhe një mori softuerësh dhe driverash të vënë në funksion gjithë këtë mbretëri.

Ky brandim i dedikohet vetëm procesorëve premium. Konkretisht modelet si Snapdragon 200 nuk do të mbajnë më këtë titull por të riemërohen në Qualcomm Mobile në vend të Snapdragon. E gjitha kjo do të ketë zero impakt mbi larminë e produkteve që ofron Qualcomm. /PCWorld Albanian

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>