Harduer

Qualcomm 205 Mobile, një çip për telefonët e thjeshtë

Mar 20 2017
0 Shpërndarje
Kanë kaluar vite që kur telefonët e vjetër përshkruheshin si teknologjia e fundit, megjithatë kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk i blejnë më. Qualcomm 205 Mobile, një çip për telefonët e thjeshtë Photo Source: Qualcomm

Sidomos në vendet e varfra kur një telefon inteligjent është privilegj dhe rrjetet celulare nuk kanë teknologjinë e fundit, telefonët e thjeshtë përbëjnë deri në 1/3 e shitjeve.

Pikërisht këto tregje Qualcomm dëshiron të adresojë me Qualcomm 205 Mobile Platform. Mbani mend se Qualcomm tashmë nuk i quan më Snapdragon procesorët e rangut të ulët siç është rasti i modeleve 200.

Është një çip i ndërtuar për telefonët e thjeshtë i cili sjell edhe funksionalitete më të avancuara. E thënë ndryshe ai përmban LTE Kategoria 4, VoLTE, dy karta SIM, Wi-Fi 802.11n, dhe Bluetooth 4.1

Sa i përket procesorit, ai përmban dy bërthama me frekuencë 1.1 Ghz dhe grafika Adreno të cilët mbështetin ekrane me rezolucion 480p dhe kamera 3 megapiksel.

Me Qualcomm 205 Mobile, kompania premton 20 orë kohë bisede me një të ngarkuar të baterisë. /PCWorld Albanian

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>