Harduer

Publikohen foto të gjeneratës së ardhshme të Motorola Moto G

Jun 23 2015
0 Shpërndarje
Publikohen foto të gjeneratës së ardhshme të Motorola Moto G

motog_eeeee-100463105-large

Ca imazhe të publikuar në Internet shfaqin gjeneratën e ardhshme të Moto G me disa përmirësime modeste krahasuar me modelin e 2014-tës. Versioni i ri pritet të debutojë nga tre mujori i fundit i 2015-tës.

moto-g-2015-leak-100592639-mediumMbështetja për LTE mendohet të jetë përmirësimi më i dukshëm krahasuar me Moto G 2014. Sipas 9to5Google, smartfoni ri do të fuqizohet nga Snapdragon 410 krahasuar proçesorin Snapdragon 400 që ka aktualisht versioni i 2014-tës. Ekrani prej 5 inç do të mbesë i pandryshuar, po ashtu edhe memorja prej 1 GB RAM, hapësira e të dhënave prej 8 GB dhe mbështetja për microSD. Kamerat do të përmirësohen dukshëm në 134 Megapiksel e pasme dhe 5 Megapiksel frontale.

moto-g-2015-leaks-100592637-large

Imazhet gjithashtu tregojnë Android Lollipop 5.1.1 të instaluar i cili është edhe versioni më i fundit i platformës mobile të Google. Ndërsa një pjesë e madhe e specifikave ngelet e pandryshuar, në dizajn duket të kemi ca ndryshime së bashku me një rrip të hollë në pjesën e pasme që bashkon logon dhe kamerën e smartfonit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>