Lajmet

Product Tank Tirana organizon takimin e 3-të, i ftuar CEO i Almotech Erion Çuni

Nov 10 2016
0 Shpërndarje
Product Tank Tirana organizon takimin e 3-të, i ftuar CEO i Almotech Erion Çuni

14955766_1445913158784535_2869932422940869050_nProduct Tank Tirana përgatitet të mbajë aktivitetin e radhës, të tretin për këtë vit, me të ftuar Erion Çunin i cili është bashkëthemelues i AlMoTech një nga kompanitë më të suksesshme në Tiranë në sektorin e teknologjisë dhe informacionit.

Takimi i cili do të mbahet të Marten e datës 22 Nëntor në ora 17:30 pranë Qendrës Protik, do të jetë i fokusuar në menaxhimin e punës tek skuadrat e zhvillimit dhe komunikimi me klientët.

Erjoni do të sjellë disa prej eksperiencave të tij në menaxhimin e projekteve të zhvillimit si dhe metodologjitë më efikase.

Cila është mënyra më e mirë për të kuptuar kërkesat e klientëve? Si duhet të veprojmë që zhvillimet të finalizohen në kohë? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të marrin përgjigje në takimin e radhës të Product Tank.

Axhenda e takimit do të jetë si mëposhtë:

17:30 Rrjetëzim
18:00 Prezantim dhe diskutim me Erionin
19:00 Rrjetëzim

Product Tank është një nismë e themeluar në 2010-tën në Londër dhe e zgjeruar në 75 qytete në mbarë botën me mbi 35,000 anëtare.

Është një mundësi e cila sjell bashkë komunitetet lokale të produktit si Menaxherë, Dizajner apo Zhvillues për të ndarë së bashku eksperiencë dhe dije.

Aktivitetet e Product Tank janë të lira për pjesëmarrje nga të gjithë dhe organizohen nga vullnetarë të komuniteteve lokale dhe i tillë është edhe rasti i aktivitetit simotër në Tiranë. Product Tank Tirana sot numëron 177 anëtare që nga themelimi i nismës në Janar të këtij viti.

Në takimin e parë ishin të ftuar Elvis Bregu nga Vodafone Albania dhe Emil Lampretch mentor pranë Google. Takimi i dytë vijoi më 2 Qershor me Alban Selami dhe Mandi Shenediela.

PCWorld Albanian, pjesë e shtëpisë botuese ICTSmedia, vjen si partner mediatik i aktivitetit në kuadër të misionit të saj të mbështetjes dhe promovimit të sektorit ICT në mbarë trevat Shqiptare.

Biletat për këtë takim mund ti rezervoni në Meetup.com ndërsa për më shumë informacion dhe detaje ju ftojmë zë vizitoni faqen e ProductTank Tirana në rrjetin social Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>