Harduer

Procesorët AMD Ryzen do të funksionojnë vetëm në Windows 10

Feb 9 2017
0 Shpërndarje
AMD nuk do të ofrojë drivera për Windows 7-ën të procesorëve të ardhshëm Ryzen bëri të ditur kompania ditën e Mërkure për PCWorld. Procesorët AMD Ryzen do të funksionojnë vetëm në Windows 10

Kompania konfirmoi se kishte testuar procesorët në Windows 7 dhe çdo gjë kishte funksionuar për mrekulli por nuk do ta mbështetë zyrtarisht sistemin operativ.

“Për të arritur performancën më të lartë me procesorët tanë desktop, AMD i testoi ato në gjenerata të ndryshme të sistemeve operativ si Windows 7 dhe Windows 10. Megjithatë do të ofrojmë drivera dhe mbështetje vetëm për Windows 10-ën,” tha AMD.

Në fillim të 2016-ës Microsoft kishte thënë se vetëm procesorët Kaby Lake dhe Ryzen do të mbështeten përtej Windows 10-ës por kompania u tërhoq në Gusht të 2016-ës nga kjo deklaratë.

Edhe pse Windows 10-ta është sistemi operativ më i mirë që Microsoft ka ndërtuar në të gjitha kohërat, ekziston akoma një bazë përdoruesish të ngelur në Windows 7.

Arsyeja? Softuerit dhe procesori duhet të ndërtohen bashkërisht në kuptimin që i pari të mbështetë funksionalitetet më të avancuara të të dytit.

Konkretisht Windows 7-ta nuk mund të mbështetë disa funksionalitete që prodhuesit e procesorëve do implementonin në të ardhmen sepse sistemi operativ i përket një kohe tjetër kur gjërat ishin ndryshe nga ç’janë sot. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDRyzen
Lajmet e fundit>