Lajmet

Privatësia e Google Street View fsheh fytyrën e një lope

Sep 16 2016
0 Shpërndarje
Privatësia e Google Street View fsheh fytyrën e një lope

594Jemi mësuar të shohim fytyra ose targa makinash të fshihen nga Google për të ruajtur privatësinë në imazhet e Street View, por kafshët nuk kanë të njëjtin privilegj, përveç një lope nga Kembrixhi.

Fotoja e paraqitur u zbulua nga një editor i pretigjozes The Guardian. Edhe pse trupi i lopës shfaqet në të gjithë madhështinë e saj, Google ka vendosur ti mjegullojë fytyrën. Gjigandi i motorit të kërkimit pranoi në një farë mënyrë se teknologjia e saj e ka tepruar.

Cicërima e editorit është publikuar mbi 9,000 herë shoqëruar nga shaka edhe imazhe kafshësh me fytyrë të fshehur. Kjo ngjarje bëri bujë nxitur edhe nga një imazh i publikuar gjatë muajit Maj nga një departament police ku gjendeshin tre qëngja.

Policët kishin vënë re ngarkesën dhe ndjekur një Ford Galaxy dhe si provë ata kishin fotografuar kafshët por u kishin fshehur fytyrat që tu ruanin privatësinë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>