Lajmet

Prindërve gjermanë u kërkohet shkatërrimi i kukullës Cayla, frikë nga përgjimi

Feb 17 2017
0 Shpërndarje
Autoritetet Gjermane kanë kërkuar prindërve të shkatërrojnë një kukull të quajtur Cayla sepse teknologjia e saj mund të përdoret për të përgjuar. Prindërve gjermanë u kërkohet shkatërrimi i kukullës Cayla, frikë nga përgjimi Photo Source: Getty Images

Paralajmërimi vjen nga Agjencia Federale e Rrjeteve, Bundesnetzagentur, e cila mbikëqyr tregun e telekomunikacionit.

Hulumtuesit thanë se hakerat mund të përdorin një lidhje të pasigurtë Bluetooth për të përgjuar dhe komunikuar me fëmijën i cili mund të jetë duke luajtur me të.

Prodhuesit Genesis Toys nuk ka komentuar vendimin e autoriteteve. Kjo kompani tha se në të kaluarën ishin zbuluar tentativa hakimit por qenë izoluar dhe eliminuar nga specialistët.

Por ekspertët thonë se problemi nuk është zgjidhur. Kukulla mund ti përgjigjet pyetjeve të përdoruesit duke u qasur në internet. Dobësia e parë është zbuluar në 2015-ën.

Autoritetet Gjermane reaguan menjëherë pasi studenti i Universitetit Saarland kishte ngritur pikëpyetje mbi sigurinë që ofronte “My Friend Cayla. /PCWorld Albanian

Tags >

Cayla
Lajmet e fundit>