Harduer

Një patentë e një paisjeje me palosje të Microsoft ngjall shpresat e një telefoni Surface

Jan 17 2017
0 Shpërndarje
Në 2009 Microsoft habiti të gjithë me një koncept telefon/tablet, një projekt i cili u anullua mëpas. Vite më vonë, një patentë e re e regjistruar nga Microsoft tregon se kompania nuk ka hequr dorë nga ideja. Një patentë e një paisjeje me palosje të Microsoft ngjall shpresat e një telefoni Surface Photo Source: USPTO

Kjo patentë e cila u aprovua ditën e Marte zbulon se Microsoft do të vijojë të zgjerojë përpjekjet në drejtim të një koncepti telefon/tablet me palosje, dhe kjo nuk është hera e parë që shohim një kompani të tentojë diçka të tillë.

Megjithatë ekziston një ngërç: Kjo patentë daton nga 2014 atë kohë kur Microsoft po investonte fuqishëm në telefonët mobil. Sot përqindja e kompanisë në këtë sektor qëndron poshtë 1% me Android dhe iOS si platformat dominuese.

Megjithatë patenta ngelet intriguese. Kemi parë gjithashtu Samsung të eksperimentojë me telefonët me palosje. Vetëm pak ditë më parë një raport sugjeron se telefoni tablet i Samsung do të debutonte në fund të 2017-tës.

Nga ana tjetër as Microsoft e as besnikët e kompanisë nuk e kanë humbur besimin tek një telefon Surface. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>