Lajmet

Një aplikacion i ri Skype me dizajn të ri po vjen në Android

Feb 17 2017
0 Shpërndarje
Aplikacionet Skype përgjatë platformave të ndryshme kanë probleme të ndryshme, megjithatë Microsoft ka bërë një punë shumë të mirë me rregullimin e këtyre problemeve kur u zhvendos tek një infrastrukturë më moderne. Një aplikacion i ri Skype me dizajn të ri po vjen në Android

Aplikacioni Skype UWP në Windows 10 është një shembull i mirë i një “Skype modern” që funksionon si duhet shumicën e kohës, por nuk është ende i plotë. Dhe tani, Microsoft mund të jetë duke punuar për një rifillim të ngjashëm për aplikacionin Skype në Android.

Gjigandi i softuerit debutoi një aplikacion Skype Preview në Android, për ato që janë pjesë e programit Skype Insiders. Aplikacioni i ri Skype për Android është një Skype krejtësisht i ndryshuar – duke filluar nga ikonat e duke mbaruar tek pamja, i gjithë aplikacioni është ridizajnuar.

Nëse keni provuar aplikacionin e ri Skype Preview në Windows 10, ju mund të vini re se ikonat në aplikacion Android janë të njëjtë me ato të Windows 10. Kjo është diçka e mirë pasi mban një konsistencë në dizajnin e shërbimit.

Për sa i përket funksionaliteteve të Skype-it të ri, ju gjeni pothuajse të gjithë që gjendeshin aplikacionin e vjetër Skype – por Microsoft ka shtuar edhe disa funksionalitete të tjera në aplikacion e ri. Për shembull, Bing është i integruar në bisedë dhe ka një hapësirë të dedikuar në ndërfaqen e bisedës që ju lejon të kërkoni çdo gjë që dëshironi.

Sapo të kërkoni diçka, ju mund të ndani rezultatet në bisedë. Së bashku me Bing është integruar edhe Giphy – e cila ju lejon të ndani GIFs lehtësisht në bisedë. Microsoft thotë se do të vazhdojnë të shtojnë funksionalitete të tilla në të ardhmen e afërt.

Aplikacioni i ri i Skype për Android duket shumë mirë për momentin, dhe me shumë mundësi do të dalë për më shumë përdorues në muajt e ardhshëm. Nëse jeni të interesuar që ta provoni në Android, ju mund ta merrni aplikacionin nga Google Play Store. /PCWorld Albanian

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>