Lajmet

Ndërtimi 14965 i Windows 10-tës sjell një touchpad virtual

Nov 10 2016
0 Shpërndarje
Ndërtimi 14965 i Windows 10-tës sjell një touchpad virtual

virtual-touchpad-100692741-largeNdërtimi më i fundit eksperimental i Windows 10-tës, 14965 sjell një touchpad virtual i cili mund të zëvendësojë mausin ose me fjalë të tjera ta bëjë jetën më të lehtë për përdoruesit e tabletëve Windows.

Shfaq një touchpad gjigand në ekranin e tabletit të cilin nëse e lidhni me një ekran të madh mund ta përdorini si maus. Kjo veçori e re intriguese mund të mos jetë pjesë e versioneve finale por kjo nuk ja heq shkëlqimin.

Kur një tablet lidhet me një ekran të jashtëm, klikimi i ikonës Project Quick Action në Qendrën e Veprimit do të zgjerojë ndërfaqen për tu përshtatur me ekranin e jashtëm. Më pas mbajtja shtypur mbi taskbarin në tabletin tuaj shfaq një buton: “Show Touchpad”

Touchpad i do të shfaqet ngjitur me qendrën e njoftimeve në taskbar. Madje mund të rregulloni sensitivitetin e touchpadit virtual. Kur aplikacioni të jetë i hapur vizitoni Start > Settings > Devices > Touchpad dhe kryeni rregullimet përkatëse.

Kjo është risia kryesore e këtij ndërtimi por nuk kanë munguar edhe disa përmirësime të vogla. Aplikacioni Sticky Notes dhe Windows Store kanë disa veçori të reja për përdoruesit ndërkombëtarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>