Harduer

Modeli i ardhshëm i iPhone mund të kushtojë të paktën 1,000 dollar

Feb 9 2017
0 Shpërndarje
Ka filluar sezoni i spekulimeve të iPhone, një sezon i cili nuk përfundon kurrë. Spekulimi më i fundit thotë se iPhone i ardhshëm do të kushtojë të paktën 1,000 dollar. Bëhet fjalë për modelin më të shtrenjtë. Modeli i ardhshëm i iPhone mund të kushtojë të paktën 1,000 dollar Photo Source: Apple

Mos tu duket diçka e jashzakonshme sepse aktualisht modeli më i shtrenjtë kushton 900 dollar. Arsyeja? Ekrani OLED i cili pritet të zëvendësojë atë LCD.

Sipas Fast Company, edhe memorja do të përmirësohet duke kontribuar më tej në rritjen e çmimit. Modeli i ardhshëm do të shënojë 10 vjetorin e telefonit ku disa mendojnë se Apple do ta quajë iPhone X.

Krahas ekranit të ri dhe modeli 5.8 inç, thuhet se iPhone i ardhshëm do të ketë kapakë të pasëm prej xhami ndërsa korniza prej çeliku.

Më emocionues është fakti se Apple mund të heqë butonat fizik(përfshirë butonët e volumit) në favor të butonave me prekje.

Sigurisht iPhone i ri nuk do të mbërrijë përpara vjeshtës. Nëse spekulimet e një ekran OLED janë të vërteta, atëherë përgatituni të paguani më shumë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>