Vëzhgim

MobileMe e Apple i papërdorshëm për përdoruesit e Windows

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
MobileMe e Apple i papërdorshëm për përdoruesit e Windows

Nëse dëshironi të sinkronizoni ngjarjet në Windows Calendar të integruar në Vista, harrojeni! Ky anashkalim nuk do të ishte kaq i pakëndshëm nëse sinkronizmi i Outlook do të punonte si duhej, por ja që nuk punon. Në vend të kësaj kam marrë shumë shpesh mesazhe gabimi, të cilat më informonin se Serveri i Sinkronizmit të MobileMe ka ndaluar punën, së bashku me mesazhe të pakuptimta që më drejtonin në kontrollin e panelit të MobileMe, i cili nuk ofronte ndonjë ndihmë të mëtejshme. Megjithatë, ngjarjet në kalendarin tim migruan si duhej nga Outlook në iPhone, iPod e Mac dhe anasjelltas. Është vështirë të arsyetohet një kosto vjetore prej 99 dollarësh për një vegël të përgjysmuar sinkronizimi. MobileMe nuk ia vlen fare për përdoruesit e Windows.

Lajmet e fundit>