Lajmet

Microsoft vendos Cortana-n në ekranin e kyçjes së telefonëve Android

Jan 19 2017
0 Shpërndarje
Microsoft kohët e fundit ka organizuar ndjeshëm ndërfaqen e Cortana në Android. Megjithatë kompania ka më shumë plane për asistenten digjitale. Microsoft vendos Cortana-n në ekranin e kyçjes së telefonëve Android

Zhvilluesi i softuerit po teston për momentin një mënyrë të re për të aksesuar Cortana-n nga ekrani i kyçjes së Android, me vetëm një rrëshqitje të gishtit.

Është një funksionalitet i ri që duket qartë se është dizajnuar për të zëvendësuar atë të Google, dhe për ti bindur përdoruesit e Android që të përdorin Cortana.

MSPoweruser raporton se Cortana në ekranin e kyçur nuk zëvendëson pamjet e mëparshme, kështu që ju mundeni akoma që të përdorni një sipas zgjedhjes suaj apo atë të parazgjedhurin që vjen me pajisjen tuaj.

Cortana aktivizohet thjesht duke rrëshqitur majtas apo djathtas logon pluskuese. Microsoft është duke e testuar këtë funksionalitet, për momentin, dhe çdo përdorues Android mund të aplikojë për funksionalitetin beta tek Google Play Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>