Lajmet

Microsoft thirrje për themelimin e një konvente dixhitale në Gjenevë

Feb 15 2017
0 Shpërndarje
Microsoft thirrje për themelimin e një konvente dixhitale në Gjenevë Photo Source: AFP/Getty Images

Ndërsa opinioni publik ndëgjegjësohet çdo ditë e më shumë rreth rëndësisë së lartë që bart siguria kibernetike, Microsoft bëri thirrje për kompanitë teknologjike të mbajnë një Konventë Dixhitale në Gjenevë.

Microsoft vjen me premtimin për të mbrojtur përdoruesit dhe të njëjtën kohë gjigandi i sistemit operativ por nxit qeveritë e vendeve të ndërtojnë akte normatimve të luftës dixhitale që po afron.

Iniciativën e prezantoi Presidenti i Microsoft dhe shefi i departamentit ligjor Brad Smith në konferencën RSA. Ai vuri theksin tek disa hakime të profilit të lartë si ai i Sony në 2014-ën dhe i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara në 2016-ën.

Smith tha se industria e teknologjisë ka nevojë për një konventë të ngjashme siç është ajo e mbrojtjes së së drejtave të civilëve. Nëse qeveritë e vendeve nuk ndërmarrin masa, kompanitë duhet ta bëjmë. /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>