Lajmet

Microsoft tërheq aplikacionin Minecraft nga telefonët Windows

Jan 20 2017
0 Shpërndarje
Microsoft po ngul një gozhdë tjetër në Telefonat Windows 10, duke konfirmuar se ka ndaluar zhvillimin e lojës së tyre hit, Minecraft, për telefonat Windows. Microsoft tërheq aplikacionin Minecraft nga telefonët Windows Photo Source: Microsoft

Të mërkurën, Windows Central raportoi se Microsoft ka ndalur zhvillimin e Minecraft: Pocket Edition për telefonat Windows. Kur u pyetën për koment, një përfaqësues i Microsoft e drejtoi PCWorld te dokumentet e shërbimit të cilat tregojnë se platforma nuk do të marrë më përditësime në të ardhmen.

Vendimi i Microsoft do të thotë se zhvillimi i Minecraft ka arritur fundin për telefonat Windows. Brenda Microsoft, Minecraft ka tri baza kodi: origjinalin, versioni i plotë “origjinali” i bazuar në Java për kompjuterët, një version C++ për konsola; dhe një version C++ i lojës, duke përfshirë Minecraft:Windows 10 Edition – e cila merr shumë vëmendje nga Microsoft – dhe Minecraft: Pocket Edition.

Microsoft Windows 10 Edition – i cili ka dalë nga beta, dhe çmimet e tij do të rriten nga $9.99 në $26.99 në pesë ditë – funksionon vetëm në kompjuterët Windows dhe jo në telefonat Windows. Vetmja lojë që funksionon në telefonat Windows është Pocket Edition, dhe vetëm versioni ekzistues. Minecraft: Pocket Edition është ende i disponueshëm për iOS dhe Android, gjithashtu.

Sipas një përfaqësuesi të Microsoft, të dy, Pocket Edition dhe Windows 10 Edition ndajnë të njëjtën bazë kodi. Megjithatë, për shkak se ato janë dy sisteme të ndryshme operimi, secila platformë kërkon testimin e vet dhe do të prodhojë listën e vet të bug-save. Këto “marrin një kohë jashtëzakonisht shumë kohë dhe resurse për tu identifikuar dhe rregulluar,” tha ajo.

Kompania nuk është e vetme në këtë vendim. Këtë javë, aplikacioni i njohur i gjimnastikës Runtastic tërhoqi mbështetjen gjithashtu. Vendimi i Minecraft, heqja dorë nga linja Lumia, plus rritja e telefonave të orientuar drejt produktiviteti, si HP Elite x3, të gjithë mbështesin një përfundim: Ditëve të aplikacioneve të telefonave Windows po i vjen fundi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>