Lajmet

Microsoft publikoi ndërtimin 15031 në Fast Ring, mbërrin Kyçja Dinamike

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Microsoft publikoi ditën e sotme një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-tës për të abonuarit në Fast Ring. Microsoft publikoi ndërtimin 15031 në Fast Ring, mbërrin Kyçja Dinamike

Ndërtimi 150131 sjell një sërë veçorish të reja. Një prej të rejave është mbështetja për atë që Microsoft e quan “Compact Overlay.” Kur dritarja e një aplikacioni është në këtë modalitet do të shfaqet në krye të dritareve të tjera.

Kyçja Dinamike – Dynamic Lock – një funksionalitet i cili kyç automatikisht kompjuterat Windows 10 pas 30 sekondash kur përdoruesi nuk është afër, ka mbërritur në këtë përditësim. Kyçja bëhet e mundur përmes Bluetooth-it të kompjuterit dhe telefonit.

Në aspektin e rregullimeve Microsoft ka punuar për performancën e lojërave dhe ndryshimin e madhësisë së dritareve të aplikacioneve.

Ndërtimi 15031 bart disa ndryshime vizuale si një ikonë të re të shpërndarjes.

Ashtu si me ndërtimet e fundit eksperimentale, përdoruesit mund të gënjehen nga treguesi i progresit të shkarkimit të ndërtimit duke qenë se nuk është i saktë.

Zyrtarët e Microsoft thanë ditën e sotme se zhvillimi i veçorive të reja që pritet të sjellë Përditësimi i Krijuesve ka përfunduar. Zyrtarisht do të lançohet në ditët e para të muajit Prill.

Më shumë informacion mund të gjeni në blogun zyrtar të Microsoft. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>