Lajmet

Microsoft prezanton Visual Studio 2017 më 7 Mars

Feb 10 2017
0 Shpërndarje
Ditën e Enjte Microsoft konfirmoi planet për prezantimin e Visual Studio 2017 më 7 Mars. Suita u bë publike vitin e kaluar dhe erdhi me një version eksperimental në Nëntor të 2016-ës. Microsoft prezanton Visual Studio 2017 më 7 Mars Photo Source: Microsoft

Më 7 Mars Microsoft jo vetëm që do të prezantojë Visual Studio 2017, por do të mbajë një eveniment dy ditor me të ftuar CVP-në Julia Liuson, VSTS CVP Brian Harry, Inxhinierin Miguel de Icaza dhe Scott Hanselman nga .NET.

Visual Studio do të sjellë përmirësime në navigimin e kodit, Intellisense, rregullime të kodit, Debugging etj. Microsoft ka premtuar një IDE më të shpejtë dhe një mënyrë të ere të editimit të çdo kodi pa projekte dhe zgjidhjet.

Evenimenti i Marsit do të shënojë gjithashtu 20 vjetorin e Visual Studio. Versioni i parë debutoi në Shkurt të 1997. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>