Lajmet

Microsoft Outlook në iOS mbështet shtojcat nga palë të treta

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit e aplikacionit Outlook për iPhone dhe iPad duke filluar nga dita e sotme do të përfitojnë integrime të shërbimeve nga palët e treta. Microsoft Outlook në iOS mbështet shtojcat nga palë të treta Photo Source: IDG

Kjo do të thotë se kompanitë e softuerit mund të ndërtojnë shtojca për produktet e tyre të cilat ndërveprojnë me e-mail-et e përdoruesit në Outlook.

Aktualisht aplikacioni mbështet shtojcat e Evernote, GIPHY, Nimble, Trello dhe Smartsheet si dhe shtojcat të Microsoft.

Përshembull përdoruesit mund të përkthejnë e-mail-et përmes shtojcës Microsoft Translator, të shtojnë karta në Trello nga e-mail-i i tyre dhe të replikojnë një e-mail me imazhe GIF.

Ky sistem ka për qëllim të lehtësojë mënyrën e përpunimit të e-mail-eve nga një telefon. Për shumë përdorues përpunimi dhe ruajtja e informacionit të një e-mail-i kërkon ndërhyrjen e një apo shumë aplikacioneve.

Këto shtojca do e bëjnë punën edhe më produktive pa qenë nevoja të largoheni nga Outlook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>