Blog

Microsoft në bashkëpunim me Code.org sjellin tutorialin Minecraft për të mësuar kodimin tek fëmijet

Nov 16 2015
0 Shpërndarje
Microsoft në bashkëpunim me Code.org sjellin tutorialin Minecraft për të mësuar kodimin tek fëmijet

MinecraftMicrosoft në bashkëpunim me Code.org prezantoi një projekt edukativ mbështetur nga Minecraft.

Zhvilluesit e Minecraft, studio-ja Mojang u ble nga Microsoft për 2.5 miliard dollar vitin e shkuar. Ndërsa Code.org është një organizatë jofitimprurëse e cila synon të promovojë shkencat kompjuterike në institucione edukimi si dhe përmes uebfaqes së saj.

Code.org duke filluar nga dita e sotme do të ofrojë një tutorial i quajtur Minecraft Coding në kuadër të fushatës Hour of Code e cila mbusht 3 vite. Kjo fushatë do të mbahet në datat 7-13 dhjetor.

Po le të kthejmë vëmendjen nga projekti edukativ i cili shënjestron moshat 6 vjeç e më lart. Synon ofrimin e bazave të kodimit brenda platformës së Minecraft dhe në fund të tutorialit studentët do të ballafaqohen ne 14 sfida të cilat hyjnë në thellësi të koncepteve të kodimit.

Satya Nadella tha se ky projekti ri është pjesë mjaft e rëndësishme e misionit të Microsoft për të kontribuar në zhvillimin e aftësive kompjuterike të çdo personi në planet. Ai shtoi se me Minecraft dhe Code.org, Microsoft synon të zhvillojë kreativitetin tek inovatorët e gjeneratës së re duke përdorur një metodologji bashkëpunimi, natyrale dhe zbavitëse.

Microsoft gjithashtu do të drejtojë qindra mijëra evenimente “Hour of Code” në të gjithë botën, takime të cilat do të mbahen në dyqanet dhe zyrat e kompanisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Minecraft
Lajmet e fundit>