Harduer

Microsoft: Më shumë se 75 milion paisje kanë kaluar në Windows 10

Aug 26 2015
0 Shpërndarje
Microsoft: Më shumë se 75 milion paisje kanë kaluar në Windows 10

75millionBrenda 24 orëve të para të debutimit të Windows 10 më 29 Korrik, Microsoft tha se sistemi operativ më i ri ishte instalua në 14 milion paisje. Dy javë më vonë portal ZDNet tha se 12.6 % e vizitorëve të saj po përdornin Windows 10-tën.

Më 26 Gusht, pak më pak se një muaj nga debutimi, zyrtarët e kompanisë thane se Windows 10-ta tashmë ishte pjesë e më shumë se 75 milion kompjuterave në mbarë botën. Ishte zëvendës presidenti i Microsoft dhe divizionit të paisjeve që publikoi këtë statistikë në rrjetin social Twitter.

Mehdi gjithashtu publikoi një cicërimë tjetër ku tha se gjer tani Windows 10 ka pasur më shumë shkarkime të aplikacioneve nga Windows Store sesa Windows 8-ta. Ai bëri me dije se mbi 90,000 modele tabletësh dhe kompjuterash kanë kaluar në Windows 10.

Microsoft filloi të ofronte falas sistemin operativ për përdoruesit e Windows 7, 8 dhe 8.1 që nga data 29 Korrik. Përkundër, kostoja e versioneve të Windows 10 fillon që nga 119 dollar për edicionin “Home” gjer në 199 dollar për edicionin “Professional”.

Objektivat e kompanisë janë për 1 miliard paisje të kaluara në Windows 10 brenda 2018-tës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>