Lajmet

Microsoft konfirmon “Game Mode”, performanca e lojërave në fokus

Jan 15 2017
0 Shpërndarje
Kur na ndajnë vetëm pak javë nga përditësimi i Krijuesve të Windows 10-tës, Microsoft ka filluar të implementojë disa prej veçorive të spikatura në ndërtimet eksperimentale të sistemit operativ. Microsoft konfirmon “Game Mode”, performanca e lojërave në fokus Photo Source: Xbox

Një nga më të spikaturat ishte kyçja dinamike por veçoria e shumëpritur është “Game Mode,” një funksion i cili do të rrisë performancën e video lojërave dhe është konfirmuar nga vetë Microsoft.

Ky modalitet bën që kompjuteri juaj tu japë prioritet video lojërave duke u dhënë përparësi në resurset harduerike të disponueshme. Shumë lojtarët mbyllin programe në sfond për të liruar më shumë resurse për rezultat më të mirë.

Koncepti nuk përbën risi sepse ka aplikacione e madje suita sigurie që e mundësojnë një funksionalitet të tillë. Ngjashëm me modalitetin e lojës, në ndërtimin 15002 të Windows 10-tës Microsoft solli “app throttling” i cili performon në të njëjtën mënyrë por me fokus parësor aplikacionet.

Në ndërtimin 15007 modaliteti nuk është funksional. Shefi i Xbox Mike Ybarra premtoi përditësimin e parë të modalitetin javën e ardhshme. Gjithashtu nuk dihet nëse funksion aplikohet vetëm për lojërat nga Windows Store apo edhe për lojërat në terësi.

Me 15007, Microsoft aktivizoi transmetimin e lojërave nga funksioni Game Bar të cilin kompania e ka premtuar me përditësimin e Krijuesve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>