Biznes

Megaupload pranë rikthimit, siguron fondet

Oct 24 2016
0 Shpërndarje
Megaupload pranë rikthimit, siguron fondet

megaupload-2-0Megaupload, një herë sajti më i madh në botë i shpërndarjes të skedarëve, para se të nënshtrohej nga FBI, mund të bëjë një rikthim së shpejti pasi fondet për Megaupload 2.0 janë siguruar. Fushata e financimit ia doli që të arrinte pikën minimale të investimeve, që ishte 918,611 euro, para se të mbaronte me 24 tetor, 2016 me një investim total prej 1,060,354 euro.

E ngritur nga famëkeqi Kim Dotcom, Megaupload 2.0 synon që të revolucionarizojë shpërndarjen e skedarëve. Bitcache Limited, kompania pas projektit premton që të mundësojë teknologjinë e duhur për të “shpërndarë skedarë në mënyrë të sigurt, pa rrezik dhe larg nga sytë kureshtarë.”

Bitcache është një shërbim shit-blerjesh që përdor Bitcoin dhe Blockchain. Shitblerjet do të ndodhin në një zinxhir sipas Bitcache, për shkak të limitimeve në faktin se sa shumë shitblerje mundet të përballojë Blockchain, por ri prezantohen, për shembull, kur përdoruesit duan që të tërheqin fonde.

Një gjë tjetër e veçantë rreth Megaupload 2.0 është se përdoruesit marrin një portofol Bitcoin automatikisht sapo regjistrohen, dhe ky Bitcache përdoret pastaj në shitblerje.

Nuk është e qartë për momentin nëse përdoruesit duhet të paguajnë për ndonjë nga shitblerjet që do të bëjnë, dhe sa shumë do ti kushtojë atyre për ti bërë.

Skuadra e Bitcache planifikon që të debutojë Megaupload 2.0 në janar 2017. Suksesi mund të varet në mënyrën se si funksionon sistemi, dhe nëse i kërkon që të gjithë përdoruesit të vendosin fonde në portofolin e tyre para se të mund të bëjnë ndonjë gjë, ose nëse do të ketë zgjedhje falas gjithashtu.

Nëse të gjitha veprimet kërkojnë fonde, si për shembull ngarkimi apo shkarkimi i skedarëve, atëherë me shumë siguri Megaupload 2.0 nuk do të ketë të njëjtin sukses që kishte Megaupload apo Mega, i cili është një tjetër shërbim për shpërndarjen e skedarëve nga i cili Kim Dotcom u largua.

Lajmet e fundit>