Harduer

MacBook Pro 13 inç: A ja vlen të sakrifikosh për një Touch Bar?

Dec 23 2016
0 Shpërndarje
MacBook Pro 13 inç: A ja vlen të sakrifikosh për një Touch Bar?

4870Laptopi më i fundit i Apple, MacBook Pro 13 inç, duhej të ishte ridizenjimi i shumëpritur i linjës së laptopëve të Apple dhe në të njëjtën kohë tregoi kurajo vetëm me portat USB-C. Por a ja vlen të sakrifikosh gjithë ato porta dhe të shpenzosh 2,000 dollar?

Përditësimi më i fundit në MacBook Pro daton nga 2012 i cili ishte më shumë një përditësim hardueri me ekranin “Retina.”

Katër vite më pas, laptopët e fuqishëm me ekran me rezolucion të lartë që mbajnë bateri një ditë të tërë janë tashmë një standart në treg. Konkurrenca ska qenë kurrë më parë kaq e egër.

Më i lehtë, më i hollë dhe në ngjyrë të zezë

Modeli i ri MacBook Pro është më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi, një histori që përsëritet me çdo produkt teknologjik. Madje edhe ekrani është më i hollë dhe logoja e ndriçueshme e Apple nuk është më.

4125Trackpad-i është rritur duke zënë një pjesë të konsiderueshme të vendit ku pushonte dora juaj. Është kaq i madh saqë vështirë tu shpëtojë pa prekur ndonjëherë.

Por për fat të mirë, teknologjia e injorimit të prekjeve të pakujdeshme funksionon për mrekulli. Ka edhe prekjen 3D, ose Prekjen me Forcë apo quajeni si të doni. Motori taptik nën të është i mrekullueshëm.

Ekrani është i bukur. Vibrant, i pastër, i qartë dhe i ndriçuar mirë: Është çdo gjë që mund të prisni nga një kompjuter 2,000 dollarësh. Ky MacBook është po aq i bukur sa edhe një laptop normal.

4094Touch Bar

Ndryshimi më i prekshëm mbi laptop është ngjitur me tastierën. Paneli të cilin Apple e quan Touch Bar zëvendëson butonët fizikë standartë funksionalë me një ekran OLED me prekje.

Qëllimi është të ofruarit e opsioneve dhe butonëve dinamikë për të kontrolluar aspekte të ndryshme të punës me kompjuterin sipas aplikacioneve që përdorni.

Zakonisht kur nuk keni asnjë aplikacion hapur, ekrani shfaq butonët funksional së bashku me butonin “ESC.”

Gjatë përdorimit të një programit të caktuar, varet e gjitha prej tij se çfarë funksionesh duhet të shfaqen në Touch Bar. Shumica tregojnë mjete formatimi si bold, italic, underline etj. Prezent është edhe një buton emoji i cili ofron pikërisht atë që po mendoni tani së bashku me sugjerime të tesktit.

4870Pothuajse të gjitha programet e Apple ofrojnë mbështetje për Touch Bar. Megjithatë programi nga palët e treta si Pixelmator është një shembull i qartë se çfarë mund të bëhet me ekranin në fjalë: mund të përzgjidhni mjete të ndryshme dhe pastaj të ndryshoni madhësinë e tyre.

Ata që preferojnë të përdorin butonët funksional, Touch Bar do tu vijë shumë në ndihmë por do ti ngadalësojë pak. Kjo sepse është më i ngadaltë sesa një ekran i zakonshëm me prekje në një telefon apo laptop.

Touch ID

Butoni i ndezjes në modelin e ri MacBook Pro është një skaner i shenjave të gishtërinjve Touch ID lokalizuar në Touch Bar. Sa i përket eksperiencës, duhet diskutuar. Kur funksion, performon njëlloj si iPhone 6S por jo aq mirë sa në iPhone 7.

Të mos dish se kur dhe ku mund ta përdorësh, do të thotë se është më kollaj të shkruani një fjalëkalim. Përshembull mund ta përdorni kur zgjoni kompjuterin nga “gjumi” por jo kur e ndizni nga e para.

4728

Apple Pay funksionon për mrekulli dhe mund të regjistroni deri në tre shenja gishtërinjsh. Mbërritja e këtyre skanerave në telefonët tanë ishte një hap i madh përpara dhe kështu besonim edhe për kompjuterat por jo. Ne nuk e kyçim dhe shkyçim një kompjuter aq shpesh sa një telefon.

Tastiera

Shumë është thënë për tastierën e Apple e cila nuk është praktike kryesisht gjatë udhëtimeve. Me tasterierën e fundit është përmirësuar saktësia dhe shpejtësia e të shkruarit por sasia e zhurmës që prodhon është me të vërtetë e lartë. Është ndryshe nga një tastierë mekanike por sa i përket zhurmës, ngelet njëlloj.

Saga vijon, gjatë udhëtimeve do të preferonit të kishit një tastierë mekanike me vehte. Prandaj drejtohuni një dyqani dhe mbajeni me vehte një të tillë gjithnjë.

4928

Specifikat e harduerit

  • Ekrani: 13.3 inç LCD 2560×1600 (227ppi)
  • Procesor: Intel Core i5 ose i7 (gjenerata e gjashtë)
  • RAM: 8 ose 16GB
  • Memorja: 256GB, 512GB ose 1TB
  • Sistemi Operativ: macOS Sierra
  • Kamera: 720 FaceTime HD
  • Konektiviteti: Intel Iris 550, Wi-Fiac, Bluetooth 4.2, USB-C, Thunderbolt 3, kufje
  • Përmasat: 212.4 x 304.1 x 14.9 mm.
  • Pesha: 1.37 kg

Fuqia kompjuterike

MacBook Pro 13 inç të ofron opsionet e përzgjedhjes mes dy procesorëve dy bërthamësh Intel Core i5 ose i7. Nuk janë më të fundit sepse gjenerata e 7-të ka mbërritur, por janë të fuqishëm. Modeli më i lirë i MacBook Pro ka 256GB memorje, 8GB RAM dhe procesor Core i5 2.9 Ghz.

Mund të mbajë me lehtësi punën tonë normale si shkrimin, përpunimin dhe manipulimin e fotove, krjimin e videoklipeve etj.

4604

Por me plot faqe të hapura në Chrome, Evernote dhe Mac Mail arrihet lehtësisht limiti prej 8GB. Por këtu ndërhyn memorja me shpejtësi të lartë e Apple e cila e bën të pamundur ngecjen e laptopit. Për një punë sa më të mirë, ju rekomandojmë modelin 16GB RAM.

Për konsumatorët në terësi ofron mjaftueshëm por titulli “Pro” nuk është aspak i denjë për të. Të editosh video 4K nuk është gjëja e duhur që duhet të bëni.

I mbani mend ato kërcimet e larta në performancën e produkteve në të kaluarën çdo 12 muaj? Sot prodhuesit janë përqendruar në uljen e konsumit të energjisë.

Ku kanë ikur gjithë ato porta?

Apple vendosi që USB-C dhe Thunderbolt 3 janë portat e të ardhmes që do të thotë se me MacBook Pro-n e ri do të keni vetëm 4 katër porta USB-C dhe një portë kufjesh. Nuk ka lexues karte, nuk ka portë tradicionale USB, nuk ka portë ethernet e as miniportë ekrani.

4412

Madje USB-C përdoret edhe për karikimin e tij. Mund të jetë e ardhmja, por për momentin për ne nuk është. Pse? Provoni të gjeni një kabllo USB-C për të lidhur printerin tuaj.

Por mungesa e të paktën një porte USB-A të acaron edhe më shumë. Do tu duhen kabllo e adaptera pafund për të kryer punën që keni nisur. Është interesante të kujtojmë se shumica e telefonëve Android vinë me portë USB-C dhe kabllo USB-C në të dyja anët dhe për iPhone duhet të përdorni një adapter USB-C në Lighting.

5-6 orë jetëgjatësi baterie

Mungesa e portave të kontektivitetit është diçka që keni për tu mësuar, por a vlen kjo edhe për jetëgjatësinë e baterisë? Apple pretendon se MacBook Pro 13 inç reziston për 10 orë sipas kushteve të saj të testimit.

Ne as që jemi afruar kësaj shifre. Duke e përdorur kompjuterin me Chrome, Evernote, Twitter dhe shkëlqim 75%, gjashtë orë jetëgjatësi janë një privilegj. Zëvendësimi i Chrome me Safari e përmirëson disi situatën.

4198

Prandaj në një ditë të bukur pune me 10 faqe të hapura në Chrome, Wire për komunikim, Mac Mail, Twitter, Evernote dhe Pixelmator Macbook Pro reziston vetëm 5 orë. Imagjinoni sikur të ishte një MacBook Pro 15 inç, sdo të shkëputeshit nga priza.

Çmimi

MacBook Pro me Touch Bar fillon nga 1,799 dollar deri në 2,799 dollar. Për krahasim, Dell XPS 13 fillon nga 1,199 dollar, Microsoft Surface Pro 4 nga 849 dollar dhe Surface Book nga 1,299 dollar.

Verdikti

MacBook Pro i ri mund të ishte një kompjuter fantastik po ja që nuk është. Është i mirë për tu përdorur? Po, padyshim madje është simpatik. Na pëlqen çdo gjë tek ky laptop deri në momentin që i mbaron bateria.

Apo kur të filloni të rrëmoni në kërkim të adapterit të duhur për të lidhur iPhone tuaj. Apo kur të kujtoheni se keni shpenzuar një pasuri të tërë në një laptop. Dhe kjo është thembra e akilit të Macbook Pro. Është shumë i shtrenjtë për atë që ofron.

Avantazhet: i bukur, ekran cilësor, Touch Bar, Touch ID, trackpad i madh, i hollë, i lehtë, USB-C

Disavantazhet: jetëgjatësi e shkurtër e baterisë, ska porta USB-A, ska portë ethernet, ska porta ekrani, shumë i shtrenjtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>