Lajmet

Kremlini mohon përfshirjen në sulmin kibernetik ndaj Yahoo në 2014-ën

Mar 16 2017
0 Shpërndarje
Kremlini ka mohuar akuzat se autoriteteve Amerikane për përfshirjen të agjentëve të saj në sulmin kibernetik ndaj Yahoo në 2014-ën ku u ekspozuan 500 milion llogari përdoruesish. Kremlini mohon përfshirjen në sulmin kibernetik ndaj Yahoo në 2014-ën Photo Source: AFP

Dy oficerët e inteligjencës Ruse u akuzuan për konspiracion në bashkëpunim me dy hakera nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ditën e Enjte.

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, inteligjenca Ruse mohon përfshirjen e agjentëve të saj në aktivitete kriminale sa i përket sigurisë kibernetike,” u shpreh një zëdhënës i qeverisë Ruse.

Sipas autoriteteve Amerikane dy oficerët e FSB-së, Dimitry Dokuchaev dhe Igor Sushchin kanë bashkëpunuar me dy hakera të cilët janë në listën e zezë të FBI-së prej mëse tre vitesh.

Përveç orkestrimit të sulmit ata akuzohen për një fushatë spam me llogaritë e hakuara nga Yahoo. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>