Analiza

Konkurrentët lënë në hije Twitter-in

Feb 11 2017
0 Shpërndarje
Konkurrentët lënë në hije Twitter-in Photo Source: Reuters

Twitter publikoi këtë javë një raport dëshpërues financiar i cili tregoi rënie të të ardhurave të kompanisë nga reklamimi. Rënia e besueshmërisë së investitorëve ndaj rrjetit social çoi në zhvlerësimin e aksioneve me 18%.

Pas një shpërthimi të vërtetë në vitet e para të ekzisencës, Twitter fitoi vetëm 31 milion përdorues aktivë në dy vitet e fundit.

Kjo është zhgënjyese për një kompania e cila kërkon të jetë një platformë globale e shkëmbimit të ideve dhe informacionit.

WhatsApp, Messenger dhe Facebook – që të gjitha në pronësi të rrjetit social – fituan më shumë përdorues të rinjë vitet e fundit sesa Twitter. Ndërkaq Snapchat, pati një rritje sa trefishi i Twitter. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>