Lajmet

Konferenca Tech4Good prezantoi donacionet softuerike dhe në “cloud” të Microsoft për sektorin civil në Shqipëri

Mar 8 2017
0 Shpërndarje
Ditën e djeshme Fondacioni Metamorphosis në bashkëpunim me zyrën lokale të Microsoft në Shqipëri, organizuan konferencën Tech4Good në Tiranë me pjesëmarrje të gjërë të përfaqësuesve të sektorit qytetar. Konferenca Tech4Good prezantoi donacionet softuerike dhe në “cloud” të Microsoft për sektorin civil në Shqipëri Photo Source: Tech4Good

Konferenca e cila u hap në ora 10:00 moderuar nga Adrijana Selmani pati një fokus të veçantë në donacionet softuerike në mbështetje të përfaqësuesve të sektorit qytetar. Portofoli i donacioneve softuerike të ofruara nga Microsoft përmes programit për donacione softuerike TechSoup Balkans është shumë i gjërë por konferenca e sotme ka në fokus donacionet softuerike për shërbimet cloud.

“Ne si Microsoft besojmë se me përdorimin e teknologjisë edhe organizatat jofitimprurëse mund të arrijnë më shumë në një botë ku përfshirja dhe aksesi në internet janë shumë të rëndësishme,” tha Drejtori i Microsoft Albania Sokol Vladi.

“Kjo konferencë synon tu prezantojë organizateve jofitimprurëse në Shqipëri mundësitë që u ofron Microsoft nëpërmjet paketave softuerike në mënyrë që të realizojnë misionin dhe objektivat e tyre me më sukses,” u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Fondacionin Metamorphosis Bardhyl Jashari.

Këto mundësi ofrohen përmes programit Techsoup Balkans i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorphosis dhe ofron një spektër të gjërë produktesh softuerike për organizatat jofitimprurëse, të cilat mund të përfitohen falas ose duke paguar një taksë minimale administrative.

“Techsoup është një rrjet organizatash jo qeveritare ku donatorë të ndryshëm siç është rasti Microsoft ndihmojnë këto emtite me donacione softuerike. Në të njëjtën kohë është një kontribut për të luftuar piraterinë shumë e përhapur në vendet si Shqipëria,” tha z. Jashari.

Këto donacione janë në dispozicion të organizave jofitimprurëse me status shoqatë e qytetarëve. Përfaqësuesit e sektorit qytetarë gjithashtu mund të përfitojnë donacione të Microsoft Office 365 dhe Microsoft Azure të cilat organizatave ju ofrojnë mundësi pakufi me qëllim që misioni I tyre të realizohet më lehtë me ndihmën e këtyre teknologjive të cilat mund ti fitojnë falas, me pagesë ose duke fituar donacion prej 5000 dollarëve, për Microsoft Azure.

Me këtë platformë organizatat do të rrisin produktivitetin, ulin shpenzimet dhe lehtësojnë menaxhimin e burimeve IT.

“Njohuria që kanë organizatat rreth këtyre produkteve që ofrohen nga Microsoft është shumë e ulët ashtu siç është e ulët edhe njohura rreth teknologjive që mund tu lehtësojnë së shumti proceset e punës,” tha Menaxherja e Microsoft në programet për edukim në Shqipëri, Kosovë dhe  Maqedoni.

Gjithashtu mund të ndiqni zhvillimet më të fundit në median sociale përmes hashtagut #Tech4Good.

Lajmet e fundit>