Lajmet

Kina miraton një ligj të ri kibernetik, kërcënohen kompanitë e huaja teknologjike

Nov 7 2016
0 Shpërndarje
Kina miraton një ligj të ri kibernetik, kërcënohen kompanitë e huaja teknologjike

A map of China is seen through a magnifying glass on a computer screen showing binary digits in SingaporeKina adoptoi ditën e Hënë një ligj kibernetik kontravers për të parandaluar rreziqet që burojnë nga hakerat dhe terrorizmi kibernetik.

Ligji, i cili u votua unanimisht nga parlamenti, pritet të hyjë në fuqi në Qershor të 2017-tës duke shkaktuar shqetësime të mëdha në bordet drejtuese të bizneseve dhe grupeve të të drejtave të njeriut.

Kritikët në mbarë botën thanë se ligji i ri kërcënon me mbyllje të kompanive të huaja teknologjike në disa sektorë kritikë të dhënat e të cilëve duhet të ruhen në servera në Kinë.

Avokatët e të drejtave të njeriut thanë se ky ligj është një tjetër goditje ndaj lirisë së përdorimit të internetit në Kinë i cili është subjekt i një prej mekanizmave më të sofistikuar në botë të censurës online.

Zyrtarët Kinezë shprehnin shqetësime se interneti tashmë është pjesë integrale e këtij vendi dhe është i lidhur ngushtë me sigurinë dhe zhvillimin kombëtarë.

Më shumë se 40 grupe biznesesh globale nënshkruan një peticion gjatë muajit Gusht duke i kërkuar Pekinit zyrtar të rishikonte disa pika të ligjit. Zyrtarët premtuan se ligji nuk do të interferojë me aktivitetin e bizneseve të huaja.

Shqetësimet kryesore janë në aspektin e sigurisë. Kompanitë frikësohen se në mënyrë që të vijojnë aktivitetin e tyre në Kinë do tu kërkohet dorëzimi i pronësisë intelektuale dhe shkeljes së sigurisë së produkteve dhe shërbimeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Kina
Lajmet e fundit>