Lajmet

Justin Trudeau 50 milion dollar për kërkimet shkencore në fizikën teorike

Feb 17 2017
0 Shpërndarje
Kryeministri Kanadez Justin Trudeau konfirmoi ditën e sotme një buxhet prej 50 milion dollarësh i cili do të shkojë për Institutin Perimetër të Fizikës Teorike në Waterlo të Kanadasë. Justin Trudeau 50 milion dollar për kërkimet shkencore në fizikën teorike

“Është jashzakonisht e rëndësishme të thuhet sesa jetike është puna e bërë këtu, jo vetëm për Kanadanë për mbarë botën,” tha Trudeau.

“Investimi që po bëjmë sot do të forcojë pozitat e Institutit Perimeter si një qendër lider në kërkim duke pozicionuar Kanadanë si një lider global në komunitetin shkencor.”

Vizita e Trudeau në këtë institut pritej prej kohësh ku u realizua një komunikimi i drejtpërdrejtë me fizikantin dhe shkencëtarin e njohur Stephen Hawking.

Këtij aktiviteti ju bashkuan mëse 200 studentë, ku shumica prej tyre ishin femra të cilat shërbejë si një inspirim për të ardhmen e tyre në shkencë.

Investimi prej 50 milionësh do të akordohet përgjatë pesë viteve të ardhshme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>