Harduer

Ja modelet e reja të serisë Moto G nga Motorola

Feb 17 2017
0 Shpërndarje
Na ndajnë vetëm 10 ditë nga Kongresi Mobil Botëror që do të mbahet në Barcelonë ku ndër të tjera pritet të prezantohen disa telefonë të rinj. Ja modelet e reja të serisë Moto G nga Motorola Photo Source: Evans Blass

Në mesin e tyre janë edhe modelet Moto G5 dhe G5 Plus të Motorolës fotot e të cilëve u publikuan ditën e sotme nga një distributor spanjoll.

Ato janë identikë me modelin e vitit të kaluar, Moto G4. Në pjesën ballore gjendet një buton i cili në të vërtetë është një skaner i shenjave të gishtërinjve dhe nuk kryen ndonjë funksion tjetër sepse butonat e navigimit janë në ekran dhe me prekje.

Pjesa e pasme një dizajn kamere e cila ngjan me Moto Z. Në Moto G5 Plus kamera del jashtë telefonit ndërsa në Moto G5 është është e zhytur. Por detaji më interesant është marka e Lenovo në pjesën e djathtë të kornizës së telefonit.

Sipas Android Police G5 do të ketë ekran 5 inç 1080p, procesor Snapdragon 430 1.4 Ghz, 2GB RAM, 32GB memorje të brendshme, kartë microSD, dy karta SIM, kamër të pasme 13 megapiksel, kamër frontale 5 megapiksel dhe bateri 2,500 mAh.

G5 Plus karakterizohet nga ekran 5.2 inç 1080p, procesor Snapdragon 625 2Ghz, 2GB RAM, 64GB memorje të brendshme, kartë microSD, dy karta SIM, kamër të pasme 12 megapiksel, kamër frontale 5 megapiksel dhe bateri 3,000 mAh.

Të dy telefonët vinë me Android 7.0 Nougat. Më shumë rreth tyre do të mësojmë në Kongresin Mobil Botëror i cili starton më 26 Shkurt. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>