Lajmet

Instituti Shqiptar i Shkencës në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze organizojnë edicionin e 5-të të HackaThon Albania

Mar 16 2017
0 Shpërndarje
Më 25 Mars organizohet në Tiranë aktiviteti i përvitshëm HackaThon Albania, një garë kombëtare mes grupesh dhe individësh ku skuadra me idenë më të mirë fiton çmimin HackaThon Albania prej 500 Euro. Instituti Shqiptar i Shkencës në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze organizojnë edicionin e 5-të të HackaThon Albania

Ky aktivitet organizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencës në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze. Tematika e këtij edicioni do të jetë e lirë.

HackaThon (Hacker + Marathon) është një eveniment ku pjesëmarrësit bashkëpunojnë në ekipe për të shkruar aplikacione, shkarkuar të dhëna, krijuar vizualizime ose publikuar analiza me anë të Open Data.

“HackaThon Albania tashmë është bërë një traditë e përvitshme. Ndërvite kemi pasur organizime të variancave të ndryshme si në organizim (DataThon, DiploHack) ashtu dhe në tematika.”

“Këtë vit kemi vendosur që tematika të jetë në dorën e pjesmarrëseve frymëzuar nga ekperiencat e tyre personale apo nga nevojat e tyre në përditshmërinë,” u shpreh Koordinatorja e Projektit Besjana Hysa.

Në këtë garë janë të mirëpritur përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, programues, sipërmarrës dhe studentë.

Ekipe me 3 ose 4 persona të profileve të ndryshme do të punojnë së bashku për të zhvilluar zgjidhje të ndryshme se si mund t’i përdorim të dhënat e hapura në mënyrë që të ndihmojmë në forcimin e shoqërisë civile dhe përmirësimin e jetesës.

Gjëja më e rëndësishme është që të jeni të angazhuarnë sfidë. Skuadra me idenë më të mirë do të fitojë çmimin HackaThon Albania prej 500 Euro.

Të interesuarit për tu bërë pjesë do të kenë në dispozicion një formular aplikimi online i cili mbyllet më 19 Mars.

Ky event është pjesë e projektit Money, Government and Politics që mbështetet nga Ambasada e Holandës në Shqipëri në kuadër të programit MATRA for Rule of Law.

HackaThon Albania 2017 vjen pas suksesit të Diplohack  një vit më parë, event ku pjesë e HackaThon ishin edhe diplomatë të huaj akredituar në Tiranë. Trembëdhjetë skuadrat pjesëmarrëse arritën të finalizonin me sukses projektet e tyre.

Një aktivitet i tillë organizohet tashme si një traditë në Shqipëri nga Instituti Shqiptar i Shkencës që prej vitit 2011.

Lajmet e fundit>