Lajmet

Informacionet personale të miliona punonjësve në SHBA përfundojnë në internet

Mar 16 2017
0 Shpërndarje
Detajet e mëse 33 milion punonjësve në SHBA, ku përfshihen edhe punonjës të ushtrisë janë publikuar online thotë një hulumtues sigurie. Informacionet personale të miliona punonjësve në SHBA përfundojnë në internet Photo Source: Getty Images

Databaza e cila përmban rekodet e 100,000 punonjësve të Departamentit të Mbrotjes është në posedimin e firmës Dun & Bradstreet e cila konfirmoi për ZDNet.

Informacionet e departamenteve qeveritare dhe punonjësve të sektorit privat zakonisht grumbullohen nga firma të cilat zhvillojnë shërbime për bizneset në mënyrë që tua shesin të tjera kompanive, kryesisht firmave të marketingut.

Në rastin konkret, rekorder përmbajnë emra, tituj pune dhe kontakte të cila u grumbulluan nga NetProspex, firmë e cila përfundoi në pronësi të Dun & Bradstreet në 2015-ën.

Organizatat e prekura janë Shërbimi Postar, gjigandi i telekomunikacionit AT&T dhe distributori Walmart. Sipas Dun & Bradstreet nuk ka rrjedhur asnjë informacion personal sensitiv. /PCWorld Albanian

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>