Harduer

Huawei P10 shfaqet në tre ngjyra përpara Kongresit Mobil Botëror

Feb 17 2017
0 Shpërndarje
Huawei P10 shfaqet në tre ngjyra përpara Kongresit Mobil Botëror

Huawei konfirmoi telefonin e tyre të ri në një video të shkurtër në fillim të javës së bashku me planet për të debutuar pajisjen në Kongresin Botëror Mobil. Tani, gazetari teknologjik Evan Blass po na jep një pamje më të mirë të pajisjes së ardhshme.

Siç pritej, P10 do të ketë një kamerë të dyfishtë, njësoj si P9-a vitin e kaluar. P9-a gjithashtu përfshinte një sensor gishti në pjesën e pasme, i cili është zhvendosur në pjesën ballore tek P10.

Kjo mund të krijojë pak debate në mesin e përdoruesve të kësaj pajisje, por përdoruesit që vinë nga P9 do të arrijnë që të përshtaten me këtë ndryshim.

Huawei ka eksperimentuar edhe në të kaluarën me ngjyrat – duke pasur parasysh të kuqen e rëndë të P9. Nuk jemi të sigurte se si do të duket një P10 jeshil në realitet , por të paktën do të jetë një pajisje që të tërheq vëmendjen.

Flagshipi i fundit me një zgjedhje për ngjyre jeshile ishte Galaxy S6 dhe kishte një pamje të lezetshme. Ishte një ngjyrë më e errët  se jeshilja e P10-ës, por kjo mund të mos ketë ndikim. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>