Lajmet

Hakohen llogari të profilit të lartë në Twitter, Turqia proteston ndaj Hollandës online

Mar 15 2017
0 Shpërndarje
Përplasja diplomatike mes Turqisë dhe Hollandës u përhap online ditën e Mërkure kur një numër i madh llogarish në Twitter u hakuan dhe filluan të publikonin mesazhe anti naziste. Hakohen llogari të profilit të lartë në Twitter, Turqia proteston ndaj Hollandës online Photo Source: Reuters

Sulmet, të cilat duket të jenë një formë e vandalizmit politik, përdornin hashtage #Nazialmanya ose #Nazihollanda dhe morën nën kontroll llogari të profilit të lartë nga CEO, publikues dhe agjenci qeveritare.

Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan pezulloi çdo marrëdhënie diplomatike me Hollandën pas ndalimit nga policia të ministrave të kabinetit qeveritar të cilët kishin organizuar takime me bashkëkombasit e tyre në këtë vend.

Llogaritë e hakuara publikuan simbole naziste dhe shoqëroheshin nga fjalët “Shihemi më 16 Prill,” datë e cila do të mbahet referendumi në Turqi për ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugë fuqizimit të presidentit.

Ndër llogaritë e hakuara janë edhe ai i Parlamentit Europian dhe profili personal i politikanit francez Alain Juppe. Llogaritë të tjera janë Reuters Japan, Die Welt, Forbes, Amnesty International dhe UNICEF. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>